Ish- zëdhënësja sharmante e PD-së, Laura Vorpsi shtatzënë (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:08 19-12-2016 Ish- zëdhënësja sharmante e PD-së, Laura Vorpsi shtatzënë (Foto)

Në këtë atmosferë të bukur festash, na ka ardhur sot një lajm gjithashtu i bukur! Bëhet fjalë për një pritje të ëmbël të një prej zëdhënëseve më sharmante.

Besojmë e kuptuat se e kemi fjalën për Laura Vorpsin, ish-zëdhënësen e Partisë Demokratike. Fëmija që ajo pret është fryt i një dashurie të madhe, të ruajtur me shumë kujdes nga sytë kuriozë. Ajo prej kohësh është në një romancë të bukur me themeluesin e “Le Spot Group”, Theodhori Çami.

Dhe ashtu diskretë si gjithnjë ata tani kanë kaluar në një fazë tjetër të marrëdhënies, së shpejti do të bëhen prindër.

Burime pranë dyshes kanë konfirmuar këtë lajm për “revistaëho.com”. Detaje të tjera si gjinia e fëmijës apo nëse do të bëjë dasmë çifti mbeten ende mister.

Me gjasë për shumë lexues ky lajm ishte një surprizë e madhe pasi si Laura ashtu dhe biznesmeni thuajse kurrë nuk kanë folur në media për jetën e tyre private e aq më pak për historinë e dashurisë. Mirëpo nga ana tjetër nuk ka pasur nevojë për shumë fjalë pasi çifti është parë krah njëri-tjetrit në eventet më të rëndësishme të kryeqytetit.

laura.jpg

laura66.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021972894668579
array(1) { ["section"]=> string(66) "ish-zedhenesja-sharmante-e-pd-se-laura-vorpsi-shtatzene-foto-63094" }