Ish-zëvendësministri i Ramës i shkruan kryeministrit: Je qen i punës... Ja hoqe petllën Merkelit dhe ja ndeze gjakun në pleqëri

Publikuar tek: politike, më 11:15 26-11-2015 Ish-zëvendësministri i Ramës i shkruan kryeministrit: Je qen i punës... Ja hoqe petllën Merkelit dhe ja ndeze gjakun në pleqëri

Ishzëvendës ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, i dorëhequr nga detyra i shkruan kryeministrit Rama ndërsa ky i fundit gjendet në një vizitë në Kinë. “Ike prapë në Kinë shef? Bëfsh qejf e ja kalofsh sa më mirë. E ke hak”, e nis kështu Hila “komunikimin” me shefin e kabinetit qeveritar ndërsa vazhdon:

“Megjithëse ti je kaq i përkushtuar për ne sa edhe qejfin e ke bërë punë. Të ka rënë bretku gjithë këto kohë sa nga një avion në tjetrin, sa nga një ekspozitë në tjetrën. Kur gjen kohë të lirë kërkon ndonjë dorë borxh, dhe pastaj o burra në punë. Je qen i punës. Në kuptimin e mirë të fjalës, që domethënë jo se nuk bën asnjë lek punë, por kur e zë punën, e bën copash. Në e zënsh. Por kur nuk ka punë, ky nuk është faji yt. Gjithsesi këndej nga ne, mos u bëj merak se si me ty si pa ty, njësoj venë punët. Ky popull është mësuar ti fusë dorën në xhep sho-shoqit. Ka dymijë vjet që e shtyn kështu, ndaj jo më kot nuk e lëshon vendin e parë të fukarallëkut në Evropë. Edhe ti e paske njohur mirë: vjen e i jep nganjë teatro herë me të qeshura e herë me të bërtitura, dhe shikon tymin tënd. Dhe nuk është se e ke keq. Mund të ecë prapë ky marifet edhe pas dy vjetësh. Ja për shembull ajo parrulla “të pastrojmë Shqipërinë”, më zalisi. Sefte mendova që do ti vije fshesën vetes, se ti ke qenë i pari i vendit gjithë këto kohë. Por pastaj e kuptova marifetin. Ja njeh mendjen këtij mileti, që do të mendojë se tani çoç do bësh ti.
Shumë i gjetur qe edhe ai fjalimi që ju kishe mbajtur simpatizantëve të së majtës që të anëtarësohen në parti, por mos kërkojnë punë. Shumë mirë e pate. Nuk u ngop ky milet. Se mos ke ti dhe nuk ja u dhe. Po ato të shkretat aq janë. Ca i do “Mjafti”, ca i more nga bashkia, po edhe ata të PD-së i ke për zemër, atëhere ku do të gjesh ti. Nuk ju del që po luftojnë për lavdinë tënde, po duan edhe të hanë.
Na e ngrite shumë moralin me atë letrën e hapur ku thoje që “mos të kemi frikë nga terrorizmi”. E ku pyesim ne se çështë frika me ty në ballë? Të kemi lider të sprovuar sesi i vë gjoksin rrezikut. Nuk e harrojmë 21 Janarin kur prije në ballë të demonstratës. Të vdesësh nën komandën tënde, është vdekje me kapak floriri. Nuk lë hak pa marë dhe gjak pa larë ti. E kanë provuar në kurrizin e tyre katër të vdekurit e asaj dite. Sidomos kur ligjërove për aleatët perëndimorë se do na kenë në krah, i bëre edhe ata me krahë. E dinë dhe ata se je aleat i sigurt dhe besnik, që je nga ata që nuk të lë në baltë. Ke dhënë prova brenda edhe jashtë vendit. Tani, me thënë të drejtën jashtë nuk ke pasur ndonjë rast, por për brenda kanë shahit Ilir Metën. Qyshse të ka njohur ty, rri i veshur me brekë hekuri.
Por gjithsesi, që të qetësojmë e mos rrish me mëndje mbrapa kur je rrugëve të botës, mos ki frikë se na bëjnë gjë islamikët neve. Ja bëjmë vetes ne më mirë se çdo hasëm. Kemi 100 vjet që e dëshmojmë. Se ti e di që edhe rrufeja që të bjerë, i do ca kushte. Ndaj ne jemi kujdesur që ta bëjmë këtë vend të tillë që edhe rrufeja mos të bjerë. Dhe ti je nga të fundmit që po i jep dorën e fundit.
Që ta mbyll unë se edhe kohë nuk ke, sipas llogarive të mia, është hera e tretë që shkon në Kinë. Edhe udhëheqës të medhenj që ka bota, Kina i pret jo më shumë se një herë në katër vjet. Ca se Kina nuk ka kohën të vrasë miza, ca se ata që e vizitojnë kanë punë në vendin e tyre. Por mesa duket me ty i ka zënë sevdaja. Jo më kot ja hoqe petullën edhe Merkelit dhe ja ndeze gjakun në pleqëri. Më thoshte një miku im biznesmen se sikur të kishte punonjës si puna jote, që të bënte tre rrugë jashtë shtetit pa sjellë asnjë investim, do të kishte pushuar nga puna. Por ti në e lexofsh mos u ndruaj nga ky arsyetim. Ti na eksporton imazh, dhe kjo nuk ka të paguar.
Të më falësh se u zgjata. Të uroj rrugë të mbarë dhe mirëardhsh kur të kesh kohë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon kreun e politikave të BE në Itali: Përqëndrim te 5 prioritetet kyçe
Shpërthen Sali Berisha: Edi Rama, Kreu i Meduzës, Kryemomi...Kryebanditi. Të vijë këtu! »
Article Logic
Execution time: 0.047215938568115
array(1) { ["section"]=> string(129) "ish-zevendesministri-i-rames-i-shkruan-kryeministrit-je-qen-i-punes-ja-hoqe-petllen-merkelit-dhe-ja-ndeze-gjakun-ne-pleqeri-26320" }