Ish zëvendësministri i Ramës pas publikimit të fotove të luksit: Adriatik Llalla të dorëhiqet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:26 04-08-2016 Ish zëvendësministri i Ramës pas publikimit të fotove të luksit: Adriatik Llalla të dorëhiqet

Ish zëvendësministri i Mbrojtjes Dritan Hila komenton situatën pas publikimit të fototve të vajzës së kryeprokurorit Adriatik Llalla përmes të cilave tregohej një pasuri marramendëse. Sipas Hilës, Llalla duhet të japë shpjegime ose të dorëhiqet.

“Te devijosh çeshtjen sesi ka mundesi qe familja e Prokurorit te Pergjithshem te Republikes ka vetura te denja per oligarket rusë, ne nje debat sikur po goditet drejtesia apo kush eshte ai qe i publikoi, apo ca me keq sikur po merren me nje femije, eshte felligeshti civile. Pastaj kur devijohet edhe politikisht eshte per te vene duart ne koke.

Kushdo ta kete bere kete denoncim, kjo nuk ka rendesi. Kemi nje pasuri te nje funksionari publik qe kerkon shpjegime ose te jape doreheqje.

Sa per ata ministra qe kane bere presion te hiqet lajmi, kam vetem nje fjale: "plehra". Jeni votuar per te rikthyer ne binare kete vend, dhe jo per te bere pazaret tuaja. I njoh mire shume nga ju. Nuk ju besohet as edhe nje nevojtore, jo me asetet publike te nje vendi. Por nuk keni faj ju”, përmbyll Hila.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021466970443726
array(1) { ["section"]=> string(98) "ish-zevendesministri-i-rames-pas-publikimit-te-fotove-te-luksit-adriatik-llalla-te-dorehiqet-48724" }