Ish-zv.ministri sot moderator: S’më pëlqeu kënga e Ermal Metës ndonëse e dëgjova 4 herë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:34 14-02-2017

Ermal Meta, shqiptari që u rendit i treti në festivalin e Sanremos, korri shumë sukses me këngën e tij “Vietato Morire” dhe mori mbështetjen e të gjithë shqiptarëve por mesa duket jo të gjithëve u ka pëlqyer. Ish zv.ministri i Mbrojtjes, sot moderator, dritan Hila, thotë se ndonëse e ka dëgjuar këngën 4 herë, nuk i ka pëlqyer.

“Pa dashur të jem mizantrop, nihilist, apo çfarë të doni, kënga e Ermal Metës nuk më pëqeu megjithëse e degjova 4 herë. Ashtu si nuk më ngjiti asnjë këngë e Sanremos. Mbase jam i vjetëruar me shije.
Më pëlqeu që shqiptaret nuk u entuziasmuan për vendin e trete të Ermalit, sepse jane të bindur që nuk kanë asnje kontribut në atë që është bërë ai, perveçse i bënë prindërve të tij jetën të padurueshme dhe i binden të  iknin, se ketu nuk rriten kalamaj. Permdryshe sot, nëse Ermali do kishte fat, do konkuronte me Noizin.
Faleminderit italianëve që në mungese të nivelit të festivalit, nuk nxorën De Filipin lakuriq”, përmbyll me tone ironie Hila.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024294137954712
array(1) { ["section"]=> string(92) "ish-zv-ministri-sot-moderator-s-me-pelqeu-kenga-e-ermal-metes-ndonese-e-degjova-4-here-68648" }