Ish zyrtari i Kuvendit grek kërcënon: Duam memorial për 423 ushtarë, ose Shqipëria ta harrojë BE-në

Publikuar tek: politike, më 08:52 05-11-2015 Ish zyrtari i Kuvendit grek kërcënon: Duam memorial për 423 ushtarë, ose Shqipëria ta harrojë BE-në Giorgios Surlas, ish zv/kryetar i parlamentit grek

Ish zv.kryetari i Parlamentit grek Girogos Surlas shpreh shqetësimin e vet se Greqia do të kondicionojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian derisa të zgjidhen problemet mes dy vendeve, raportojnë mediat greke. 

Surlas ngriti çështjen e ndërtimit të një monumenti memorial për të gjithë ushtarët grekë që u vranë në luftën Italo-greke në 1939 në Shqipëri. “Derisa monumenti i 423 ushtarëve në Epirin e jugut të ndërtohet Shqipëria ta harrojë se mund të hyjë në Bashkimin Evropian” pretendon ish-zëvendëskryetari I Parlamentit grek.

Edhe një numër problemesh të tjera mes dy vendeve mund të çojnë në një irritim të tillë. Greqia kërkon të drejta më të mëdha për minoritetin që jeton në Epirin e jugut siç e quajnë ata dhe çështja mori përmasa më të mëdha pas prishjes së Kishës së Dhërmiut. Edhe çështja e marrëveshjes mes dy vendeve për detin, mbetet akoma pezull.

Shqipëria kërkon për këtë problem të rinegociojë marrëveshjen, por asgjë nuk është bërë deri tani. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fevziu paralajmëron “bombën” që nuk ka guxim ta publikojë askush, ja për çfarë flitet
Hollanda: Nuk pranojmë azilantë nga Shqipëria dhe ballkani, janë vende të sigurta »
Article Logic
Execution time: 0.030535936355591
array(1) { ["section"]=> string(103) "ish-zyrtari-i-kuvendit-grek-kercenon-duam-memorial-per-423-ushtare-ose-shqiperia-ta-harroje-be-ne-24698" }