“Isha 11 vjeç kur më burgosën babain! Ne u konsideruam KURVA”, Ornela Vorpsi flet për Shqipërinë që jetoi, pse nuk shkruan në gjuhën e nënës

Publikuar tek: kulture-art, më 10:28 11-04-2018 “Isha 11 vjeç kur më burgosën babain! Ne u konsideruam KURVA”, Ornela Vorpsi flet për Shqipërinë që jetoi, pse nuk shkruan në gjuhën e nënës Shkrimtarja Laura Vorpsi me gazetaren Beti Njuma dhe Alda Bardhylin

E nisi me romanin “Il Paese dove non si muore mai”. Më vonë vazhdoi të kuptojë se mënyra filozofike po aq sa realiste e trajtimit të fakteve, pse jo, dhe ato autobiografike, e grishën përbrenda për të vazhduar rrugëtimin e saj letrar, krah për krah me pikturën.

Eshtë fjala për 49 vjeçaren Ornela Vorpsi, që në krah të bashkëshortit të saj, Davidit, ka ardhur në Shqipëri me ftesë të COD, ambientit kulturor në kryeministri, për ekspozitën vetjake “Providence” që hapet pasditen e sotme në orën 18.00 për të gjithë të apasionuarit për artin, raporton Newsbomb.al.

Foli me librin në gjuhë të huaj, sa në italisht, ashtu edhe në frengjisht. Botoi “Viaggio intorno alla madre”, “Fuorimondo”, “La mano che non mordi”, “Vetri rosa”, “Bevete cacao van houten” etj, dhe asnjë prej romaneve të saj, të përkthyera tashmë në mbi 18 gjuhë në botë, nuk u botua kurrë në gjuhën shqipe. Dhe pyetjet kryesore për Ornela Vorpsin ishin: pse nuk përkthen?

Po fundja, pse ta përkthejë? Pse nuk shkruan në gjuhën e nënës, Ornela Vorpsi?

“Sepse nisa të shkruaj në një bar kafe në Paris. U ula, aty më erdhën mendimet. Isha 29 vjeç. Aty bëra paragrafin e parë, rë romanit tim të parë. Kur kam qenë e vogël kam shkruar dhe në shqip, por nuk i kam dhënë rëndësi të shkruarit. Kam shkruar te Revista “Pioneri” kur babai im ishte në burg.

Më erdhi në mënyrë organike, siç të vjen organike, DASHURIA. Kisha nevojë për një gjuhë që nuk mbartte fëmijërinë time të vështirë. Këto janë procese inkoshiente. Gjuha e huaj është një oqean distance nga gama e gjerë e kujtimeve”, thotw Ornela Vorpsi, raporton Newsbomb.al.

Kështu, Ornela Vorpsi, tregoi përpara dashamirësve të librit, në takimin “Letërsia dhe qyteti” të dy gazetareve Alda Bardhyli e Beti Njuma pse romanet e saj nuk i ka shkruar në shqip.

Në librat e saj ka dhimbje, trishtim, nisur edhe nga jeta e vështirë që ka kaluar në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ishte 11 vjeç kur i burgosën babain dhe nëna e saj, të cilën e përshkruan si “gruaja më e bukur që kishte parë”, ishte 33 vjeç.

“Dhe pas burgosjes së babait, automatikisht, ne u konsideruam “KURVA”. Një epitet që më ndoqi gjatë, derisa ika nga Shqipëria me ndryshimet demokratike të ’90.

“Shqipëria që kam jetuar me nënën time, ishte një vend i vështirë. Ishte e rëndësishme të tregoja atë periudhë. Një Shqipëri, lakuriqe. Me librin e parë, kam plagosur edhe familjen time, “Vendi që nuk vdes kurrë”. Nuk kisha ndërmend të shkruaja por më erdhi kaq organike në italisht” thotë Vorpsi.

Ornela Vorpsi, flet hapur, qartë, pa asnjë peng e pishman për mënyrën sesi ka vijuar. E ndryshe nga kjo hapje, ka një kontrast, sepse e thotë dhe vetë që është një zonjë që kërkon të jetojë në vetmi.

“Nuk jam natyrë takimesh. Piktura e shkrimi, janë disiplina vetmimtare” thotë ajo, raporton Newsbomb.al.

Dhimbja dhe vetmia e gruas, është trajtuar gjerësisht në romanet e publikuara prej saj. Në fund të fundit, sikurse e pohon, kjo edhe për faktin e ndikimit të madh që ka nga nëna e saj.

“Kam dashur nënën time si asnjë tjetër në botë. Ajo ishte ZOTI…Shoh nënat shqiptare. Unë kisha një nënë me natyrë sunduese. Unë isha “pronë private” e saj, bëja ç’thoshte. Një nënë autoritare. U rrita vetëm me të” thotë Ornela duke shtuar se perceptimi për nënën që vuan i ndryshoi totalisht kur në jetë erdhi vajza e saj, Anxhelika, raporton Newsbomb.al.

“Kam qenë jashtëzakonisht e dhënë pas artit dhe letërsisë. Kisha ambicie. Por pastaj, vajzën e bëra dhe nga frika. Dhe sa lindi vajza ime, doja pastaj gjithë fëmijet e botës. Sot e di, kam krijuar me të një relacion, që nuk është njëlloj si ai i imi me nënën time” tregon Ornela.

Biseda natyrshëm vjen te realiteti shqiptar. Dhe këtu, Vorpsi tregohet sërish e hapur, pa dorashka. “në këtë vend, më duket sikur mungon urtësia. Këtu njerëzit që kanë mungesa, kanë një lloj mburrje…këtu sikur jemi një popull gjenish. Kam edhe shumë miq të mitë që nuk e vënë në dyshim veten asnjëherë” thotë Ornela.

Arsyeja që ka ardhur rrallë dhe perceptimi se nuk ka dashur të kthehet në Shqipëri, përgënjeshtrohet shumë shpejt prej saj në këtë bisedë të hapur edhe me pyetjet e të ftuarve.

“Unë kurrë nuk e kam snobuar Shqipërinë. Përkundrazi, Shqipëria më ka snobuar. Më kanë ftuar gjithandej në botë për të folur dhe kam qenë e hapur. Në Shqëpëri, jam ftuar vetëm njëherë nga Jonila Godole dhe kam ardhur. Sot është hera e dytë me ftesën për këtë ekspozitë në COD dhe sërish kam ardhur. Unë e ndjej veten 100 përqind shqiptare” tregon Ornela Vorpsi pa fshehur një lloj ndjenje neverie që ka për përhapjen e shpejtë të lajmit se nuk donte të shikonte më vendin e saj.

Në 27 vite që jeton jashtë vendit, nuk ka ndjekur debatet shqiptare. Përpiqet të shmanget nga ngjarjet e rrëmujshme të vendit të saj. Padyshim që ndjek punët artistike dhe ka konsideratat e veta për talente që kanë bërë emër edhe nëpër botë. Por nuk i është kthyer shkrimtarëve shqiptarë, edhe për shkak të mungesës së kohës, raporton Newsbomb.al.

“Kemi talente. Kemi nxjerrë Adrian Pacin, Anri Salën, Tedi Papavramin…Ka shumë, dhe për të gjithë, flet gjithë bota kulturore. Kemi nxjerrë figura me shumë kualitet. Por sot, jam lexuese e rregullt e librave filozofikë. Sepse ushqimi im, është filozofia” tregon për dashamirësit Ornela Vorpsi.

Ornela Vorpsi lindi në Tiranë në 1968 dhe studio fillimisht në Akademinë e Arteve në Shqipëri, e më pas në 1991 në Akademinë e Brera në Itali. Në vitin 1997 emigroi në Paris ku përfundoi dhe studimet.

Eshtë vlerësuar me një mori çmimesh ndërkombëtare dhe është vendosur në listën e 35 shkrimtarëve më të mirë evropianë në antologjinë “Best European Fiction”.

Në Shqipëri e njohin shumë pak. Por, siç tregon vetë Ornela, kjo jo për fajin e saj, por për shkak të një snobizmi që vetë Shqipëria ka treguar për të. Ndoshta, ka ardhur momenti i kthesës. /NEWSBOMB.AL/

log3_copy.jpg

pro.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projekti për Teatrin, artisti PROPOZIM për të ndihmuar kryeministrin: Që të lahen mëkatet…
FOTO e 31 dhjetorit 1959/ Artistët që bënë historinë e KËNGËS dhe PIANOS në Shqipëri (NJIHUNI ME PERSONAZHET) »
Article Logic
Execution time: 0.0045998096466064
array(1) { ["section"]=> string(142) "isha-11-vjec-kur-me-burgosen-babain-ne-u-konsideruam-kurva-ornela-vorpsi-flet-per-shqiperine-qe-jetoi-pse-nuk-shkruan-ne-gjuhen-e-nenes-116474" }