ISHSP, Ligji i ri: 3 milionë lekë gjobë ministrave që nuk japin informacion

Publikuar tek: politike, më 12:58 23-01-2015 ISHSP, Ligji i ri: 3 milionë lekë gjobë ministrave që nuk japin informacion Drejtuesit e ISHSP dje ne seminarin per ligjin \"Per te drejten e Informimit\"

Një ministër a një zyrtar i lartë i qeverisë e administratës, që nuk jep informacionin e kërkuar nga media dhe qytetarët brenda 10 ditëve, do të gjobitet nga rroga e tij personale nga 150 mijë lekë deri në 300 mijë lekë.

Kjo është aksioma e ligjit të ri për të drejtën e informimit, një nismë që u ndërmor nga Instituti i Studimeve Politike në bashkëpunim me Soros, për tu diskutuar mes studentësh gazetarësh e grupe të tjera interesi.

”Të jemi të qartë: Gjykata Administrative ka rreth 7000 cështje dhe janë gati 7 vetë. Tani tre muaj nga miratimi i ligjit, mungojnë ende strukturat. Edhe pse ka më shumë lehtësira, duhet shumë punë për tu zbatuar” tha Krasniqi dje në seminarin për këtë cështje.

Ndërkaq Instituti i Studimeve Politike, në zbatim të ligjit, i ka kërkuar një institucioni sic janë ministritë për të marrë informacion për cështjen e dhënies së dekoratave dhe nuk ështëë dhënë. ”Nuk jepet sepse një problem ka. Por institucioni duhet ta japë informacionin”  tha Krasniqi.

Ersida Sefa kordinatore në Soros paraqiti risitë e ligjit që vjen si përvojë sllovene. ”Nuk mund të ketë asnjë vonesë. Brenda 10 ditëve do të jepet informacion. Nëse jo, ankesa duhet të shkojë tek Komisioneri për Informimin Publik” tha zyrtarja e Sorosit.

Edlira Gjoni, gazetare, anëtare e kryesisë së ISHP, sqaroi sesa i dobishëm është ky ligj për gazetarët investigativë. ”Askush nuk i pengon më gazetarët për të marrë dosje të harruara. Edhe pse mund të vonojë për 10 ditë informacioni, do të mund të marrin informacion të plotë. Sepse në të kundërt, cdo titullar do të gjobitet nga 150-300 mijë lekë.

“Deri tani janë 37 ankesa drejtuar Komisionerit për të drejtën e informimit. Dhe këto ankesa janë nga studio ligjore , qytetarë, institucione, mediaa etj. Kur skemi informacion fillojmë inspektime. Dhe kemi 30 ditë kohë. Megjithatë kemi zgjidhur 31 cështje dhe 6 i kemi në proces” tha zyrtarja e zyrës së Komisionerit Dervishi.

Gjithsesi, deri në maj, të gjithë zyrtarët do të tolerohen. Pas majit, do të fillojnë gjobat.

Instituti shqiptar I Studimeve Politike do të vazhdojë projektin në Gjykatën Administrative. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, mungon opozita
BRUKSEL/Basha: Do hyjmë në zgjedhjet vendore, harta territoriale e papranueshme »
Article Logic
Execution time: 0.024497985839844
array(1) { ["section"]=> string(78) "ishsp-ligji-i-ri-3-milione-leke-gjobe-ministrave-qe-nuk-japin-informacion-1278" }