'Ishte e thjeshtë dhe jo e thjeshtë', Ismail KADARE rrëfen për fëmijët jetimë NJOHJEN me HELENËN

Publikuar tek: kulture-art, më 16:57 20-05-2019 'Ishte e thjeshtë dhe jo e thjeshtë', Ismail KADARE rrëfen për fëmijët jetimë NJOHJEN me HELENËN

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena kanë organizuar gjatë ditës së sotme një takim miqësor me një grup fëmijësh jetimë të apasionuar pas veprave të tij.

Fëmijët i kanë drejtuar shumë pyetje Kadares, ku nuk ka munguar as kurioziteti për njohjen e shkrimtarit me bashkëshorten.

'Në Moskë vinin gazetat e vendeve aleate, vinte dhe gazeta shqiptare, ndër to unë pashë një tregim të një vajze që quhej Helena. Unë i bëra një letër Helenës, të shkurtër për tregimin, ku i thoja që e lexova dhe u impresionova nga tregimi jot dhe Helena bëri një përgjigje 10 herë më të gjatë se ajo ishte adoleshente, ishte 10 herë më e madhe se unë. Kur erdha unë në Shqipëri pata rastin ta takoja. Ishte e thjeshtë dhe jo e thjeshtë, e zakonshme dhe jo fort e zakonshme', ka rrëfyer Kadare.

Kujtojmë që Kadare dhe Helena kanë së bashku dy vajza, të cilat janë të martuara dhe jetojnë në Francë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00701904296875
array(1) { ["section"]=> string(100) "ishte-e-thjeshte-dhe-jo-e-thjeshte-ismail-kadare-rrefen-per-femijet-jetime-njohjen-me-helenen-165018" }