Ishte shpallur në kërkim, arrestohet nënprefekti i Tiranës (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:11 14-11-2017 Ishte shpallur në kërkim, arrestohet nënprefekti i Tiranës (EMRI)

Policia ka arrestuar Fatos Kajën, nënprefektin e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim.

Kaja, i cili ishte më herët, ish-zyrtar i komunës Kryevidh u shpall në kërkim, pasi Prokuroria e Kavajës urdhëroi arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Prokuroria bëri kërkesë për arrestimin e:

Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë

Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë

Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë

Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)

Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë

Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë

Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë

Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës,  Kavajë

 Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:

Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë

Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë

Article Logic
Execution time: 0.024233102798462
array(1) { ["section"]=> string(68) "ishte-shpallur-ne-kerkim-arrestohet-nenprefekti-i-tiranes-emri-99556" }