Ishulli i Sazanit, aty ku ndërthuret historia dhe misteret tashmë në guidat turistike

Publikuar tek: ekonomi, më 14:13 05-04-2017 Ishulli i Sazanit, aty ku ndërthuret historia dhe misteret tashmë në guidat turistike

Ishulli i Sazanit këtë vit do të jetë pjesë e guidave turistike dhe e hapur për të gjithë vizitorët.

Vendimi erdhi pas firmosjes së një marrëveshje mes ministrisë s Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes  dhe Ministrisë së Mbrojtjes për lejimin e turistëve për vizita turistike në ishullin e Sazanit.

Mësohet se në bazë të kësaj marrëveshje ishulli do të shfrytëzohet për turizëm nga data 1 maj deri në 31 tetor. Sazani ka një të kaluar misterioze, pasi më parë është përdorur nga Sovjetikët si bazë ushtarake.

Aty ende ka tunele dhe llogore nga koha kur ishte bazë ushtarake për t’i bërë ballë sulmeve nukleare nga Perëndimi. Në kodrat e ishullit gjenden rreth 3 600 bunkerë, disa prej të cilëve kanë krevate dhe karrige.

Për më shumë se gjysmë shekulli, Sazani ishte një ishull enigmatik. Operacionet ushtarake që kryheshin atje magjepsën publikun gjatë Luftës së Ftohtë. Rreth viteve 1910, Italia mori në zotërim ishullin me marrëveshje që ndante Shqipërinë mes Greqisë dhe Italisë.

Sazani u përdor nga italianët si bazë ushtarake deri sa komunistët e rimorën. Gjatë viteve të fundit, ishulli përdorej si vend për stërvitje dhe operacione ushtarake. 

Ishulli-3.jpg

Ishulli-5.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025059938430786
array(1) { ["section"]=> string(90) "ishulli-i-sazanit-aty-ku-nderthuret-historia-dhe-misteret-tashme-ne-guidat-turistike-74183" }