Ishulli në lumin Osum , ja 12 projektet konkuruese

Publikuar tek: kulture-art, më 21:06 26-05-2015 Ishulli në lumin Osum , ja 12 projektet konkuruese

Është zhvilluar sot në ambientet e Pallatit të Kulturës në qytetin e Beratit prezantimi i 12 projekteve për ishullin që do të ndërtohet në lumin Osum. Në konkursin ndërkombëtar marin pjesë studio prestigjoze nga vendi dhe bota.

Ja cilat janë 12 projektet e paraqitura në konkurs:

Ekipi 1Marialaura, A&IDesign, UFG - Urban Form Grammar Research Unit, Polythecnic of Bari:

Projekt i cili synon rilidhjen urbane me peizazhin e natyrës. Trashëgimia e Beratit është e lidhur me kalanë dhe lagjen karakteristike, por këto element janë fizikisht të shkëputur nga njëra-tjetra. Dizajni ka për qëllim ta mbushë këtë boshllëk nëpërmjet një rrjeti shëtitoresh.

{gallery}t1{/gallery}

Ekipi 2 - Metropolis + 3ti-lab + DSB Office of landscape

Elasticiteti dinamik: Projekti ka për qëllim të nxjerrë në pah shtigjet ekzistuese ndaj objekteve me rëndësi kulturore, sociale, artistike, fetare dhe historike dhe ti lidhë ato në breg të lumit me ishujt në shtigjet dhe itineraret turistike, kulturore dhe mjedisore.

{gallery}t2{/gallery}

Ekipi 3 - Andrea Menegotto, PROAP Italia, Sabina Bollano & Herakle Bollano, H&S Project Studio5

Ishulli mistik: Karakteri i ishullit ka të bëjë me statusin e tij gjithnjë në ndryshim, herë mbi ujë dhe herë nën ujë. Një terren i paqartë. Në mënyrë që të ruhet forma e ishullit, propozohen ndërhyrhje hidroteknike por pa ruatjur gjithnjë të njëjtën formë të ishullit. Instalacione arti dhe shtigje e parqe pushimi.

{gallery}t3{/gallery}

Ekipi 4KWY,YellowOffice, Jan Bünnig, Studio PS96, Elian Stefa

Panorama e Osumit: Një vend ku natyra dhe zhvillimi urban bashkohen me njra-tjetrën. Përveç një natyralizimi të theksuar, propozohet një larmishmëri midis terreneve për njerëzit dhe natyrës.

{gallery}t4{/gallery}

Ekipi - 5 Giovanni Durbiano (DAR), Manfredo di Robilant (DAR), Alessandro Armando (DAR), Gjergji Islami, Endaco srl, Alfred Lako, Hilario Isola

Një komenti mbi historinë dhe morfologjinë e Beratit. Qëllimi i projektit është të rrisë përdorshmërinë e qytetit si një destinacion turistik dhe të nxjerë në pah trashëgiminë e tij.

{gallery}t5{/gallery}

Ekipi 6 - MikeViktorViktor Architects , Kris Coremans , Jorge Otero-Pailos & Maarten Delbeke,PRGºBR Architektur

Një park pikturesk: Pamjet historike të qytetit të Beratit të krijuara gjatë shekujve, mijëra dritare të drejtuara nga lumi, lagja karakteristike dhe kalaja, do të jenë të dukshme nga një park i ndërtuar për banorët dhe turistët.

{gallery}t6{/gallery}

Ekipi 7 - UNLAB, OPENFABRIC, CoRDA

Lumi është elementi natyror në qendër të vëmendjes së projektit. Ishulli nuk do të jetë një qasje në një territory të veçantë por pjesë e një organizimi më të madh të lumit.

{gallery}t7{/gallery}

Ekipi 8 - S International (SPACE/SIAMA/SOUDANT) + HAZBIU

Sytë e Beratit: Në zemër të Beratit, ishulli i lumit Osum është një pikë fokusi. ishulli si një vend i dëshiruar, një hapësirë përtej ndërtimeve të qytetit. Një ekuilibër midis bimëve, gjallesave dhe forcave hidraulike të lumit.

{gallery}t8{/gallery}

Ekipi 9 - Felixx , William Veerbeek UNESCO-IHE, Polis university

Ishulli sezonal: Duke marrë parasysh ndryshimet e lumit Osum gjatë dimrit dhe stinës së verës kërkon një dizajn që të përshatatet me thatësirën si edhe me prurrjet e lumit.

{gallery}t9{/gallery}

Ekipi 10 - Archea Associati & Atelier 4

Një dritare e re për qytetin: Dizajni synon të krijojë një lidhje midis brigjeve të qytetit. Një urë e re për këmbësorët e mbuluar me pemë dhe bimësi. Një lidhje e re midis dy brigjeve për ti dhënë qytetarëve një përmirësim të cilësisë së kalimit të lumit nga këmbësorët.

{gallery}t10{/gallery}

Ekipi 11 - BEL ARCHITECTEN BVBA,Sumprojects, Inside Outside, Eno Muho ,Lorenc Facja , Helidon Kokona

Një park ujor i integruar për të rivendosur marrëdhëniet midis qytetit dhe lumit. Një pishinë natyrale e vendosur në qendër të ishullit që shërben si një lidhje midis të gjithë elementëve.

{gallery}t11{/gallery}

Ekipi 12 - AZPML + STUDIOARCH4

Parku lumor i Osumit: Një ADN e re e gjelbër për qytetin, skundërpërgjigje ndaj urbanizimit të madh. Kjo nuk do të materializohet nëpërmjet ndërhyrjeve të mëdha arkitektonike por një rreth që forcon marrëdhënien e qytetit me lumin.

{gallery}t12{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria sërish në Eurovision, nisin provat
Ndërtimet zaptojnë kalanë e Krujës, revoltohet Lame: Atë që i bëmë Krujës në 20 vjet, nuk ia bënë dot 2 sulltanë »
Article Logic
Execution time: 0.020798921585083
array(1) { ["section"]=> string(54) "ishulli-ne-lumin-osum-ja-12-projektet-konkuruese-12032" }