ISIS kërcënon me jetë 100 ushtarakë të SHBA-së

Publikuar tek: bota, më 13:47 22-03-2015 ISIS kërcënon me jetë 100 ushtarakë të SHBA-së

Isis i ka drejtuar një sulm online Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet personelit ushtarak. Shteti islamik ka hedhur në një website listën e një grupi njerëzish dhe adresat e tyre duke u bërë thirrje që do të vdesin.

Mesazhi kërcënues u drejtohet 100 ushtarakëve amerikanë. Dyshohet se ata mund t’i kenë marrë informacionet nga serverat e piraterisë dhe baza e të dhënave, por zyrtarët amerikanë shprehen se të dhëna të tilla mund të gjenden edhe në informacionin publik. Një zyrtar i mbrojtjes për SHBA shprehet se po punohet për të konfirmuar vlefshmërinë e informacionit. Zyrtarët e SHBA, shprehen për BBC News se po kontaktojnë personat e përfshirë në listë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024019002914429
array(1) { ["section"]=> string(51) "isis-kercenon-me-jete-100-ushtarake-te-shba-se-6621" }