ISIS mburret me M16-at amerikane

Publikuar tek: bota, më 17:42 01-09-2015 ISIS mburret me M16-at amerikane

Militantëve të Shtetit Islamik nuk iu mungojnë armë nga më të sofistikuarat dhe modernet. Sipas mediave amerikane ISIS ka përdorur për herë të dytë armë kimike ndaj popullsisë siriane.

Pjesën më të madhe të armatimeve Shteti Islamik e ka siguruar nga trafiku i jashtëligjshëm i armëve duke paguar shuma marramendëse parash burimi i të cilave mbetet kryesisht i panjohur por një pjesë e mirë vjen prej tregëtisë së naftës në zonat që ata kanë marë nën kontroll.

Pjesa tjetër e armatimeve dhe municioneve janë plaçkë lufte. Ato janë marë nga bazat e shkatërruara të ushtrisë irakene, luftëtarëve kurd dhe atyre sirianë.

Ndërsa në videon e fundit, ajo që bie në sy është arma ikonike e prodhimit amerikan, M16 automatike. Armët besohet se janë lënë nga ushtria amerikane gjatë misioneve në Irak, apo janë sekuestruar nga ushtria irakene.

Qeveria amerikane e ka furnizuar ushtrinë irakene me qindra miliona dollarë municione dhe armatime gjatë viteve të fundit. Ndërsa në qershor të 2015-ës, qeveria irakene tha se 2,300 automjete luftarake të tipit “Humvee” kanë rënë në dorë të ISIS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031229019165039
array(1) { ["section"]=> string(38) "isis-mburret-me-m16-at-amerikane-19703" }