ISIS, mesazh xhihadistëve në Europë: Godisni dhe vrisni jomyslimanët

Publikuar tek: bota, më 18:25 26-01-2015 ISIS, mesazh xhihadistëve në Europë: Godisni dhe vrisni jomyslimanët

Një tjetër mesazh alarmues ka ardhur nga militantët e Shtetit Islamik të formuar në territorine  Irakut dhe Sirisë, që bën thirrje për të tjera akte terroriste në vendet e Europës. Në fokusin e militantëve të ISIS, kanë qenë të ashtuquajturit “Ujqër të vetmuar”.

Me këtë pseudonim janë pagëzuar ata terroristë të shkëputur nga qelizat radikale dhe që befasojnë opinionin ashtu siç bënë në Paris dhe Bruksel e që janë cilësuar si tepër të rrezikshëm. Mesazhi është titulluar “Die in your rage”(Vdis në zemërimin tënd).

“Goditini pa mëshirë jo myslimanët në territoret e tyre dhe kudo që ndodhen. A e keni parë se çfarë kanë bërë vëllezërit tanë në Francë, Australi dhe Belgjikë? E keni parë se çfarë bën një mysliman i vetëm, ndaj Kanadasë dhe Parlamentit të këtij shteti” pyeti me ironi në mesazh, zëdhënësi i ISIS, Abu Muhammad Al Adnani duke iu referuar sulmeve terroriste të muajve të fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024800062179565
array(1) { ["section"]=> string(71) "isis-mesazh-xhihadisteve-ne-europe-godisni-dhe-vrisni-jomyslimanet-1549" }