ISIS ofron një milion dollarë për kokën e studentes daneze

Publikuar tek: bota, më 20:27 12-02-2017 ISIS ofron një milion dollarë për kokën e studentes daneze

Studentja nga Danimarka, Joana Palani, e cila kishte shkuar në Siri për të luftuar kundër xhihadistëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik, përballet me rrezikun e jetës së saj, pasi ISIS ka ofruar një milionë dollar për kokën e saj.

Xhihadistët e duan Joana Palanin 23 vjeçare, të vrarë ose skllave seksi.

Palani ishte njëra nga snajperistet më të njohura kundër ISIS-it, shprehet e dëshpëruar dhe me frikë për të ardhmen e saj, pasi veç rrezikut që i vjen nga xhihadistët, ajo rrezikon që të dënohet me burg edhe nga shteti danez për pjesëmarrje në luftë në Siri.

“Unë kam qenë e gatshme për të dhënë jetën time dhe lirinë time, për të ndaluar avancimin e ISIS-it, në mënyrë që të gjithë në Evropë të jenë të sigurt. Kjo ishte zgjedhja ime. Por unë tani shihet si terroriste nga ana e vendin tim”, ka thënë ajo. /Shqip

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030930042266846
array(1) { ["section"]=> string(64) "isis-ofron-nje-milion-dollare-per-koken-e-studentes-daneze-68515" }