ISIS vijon me masakrat, vret 9 të rinj me sharrë elektrike

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:50 01-09-2016 ISIS vijon me masakrat, vret 9 të rinj me sharrë elektrike

Anëtarë të ISIS-it kanë ndarë më dysh 9 të rinj në sy të publikut, në Irak. Ata akuzoheshin se kishin lidhje me grupet e rezistencës.

Të rinjtë u lidhën në disa shtylla hekuri në mes të sheshit të Tal Afar-it, përpara se të ndaheshin më dysh me sharrë elektrike.

Një burim anonim tha për “Iraqi News”: "Luftëtarët e ISIS-it kanë ekzekutuar nëntë të rinj nga qyteti i Mosulit. Gjykata e shtetit islamik i akuzonte të rinjtë se bënin pjesë në një grup rebelësh anti-ISIS.”

Ekzekutimet brutale vijnë pasi Shtetet e Bashkuara po trajnojnë mijëra luftëtarë synitë, duke i pregatitur ata për të luftuar në Mosul, me qëllim që të rimarrin qytetin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.092229843139648
array(1) { ["section"]=> string(63) "isis-vijon-me-masakrat-vret-9-te-rinj-me-sharre-elektrike-51549" }