Islami zbardh detaje nga mbledhja e Këshillit:I thashë maxhorancës që gazetarët do e nxjerrin në media

Publikuar tek: politike, më 17:06 23-03-2015 Islami zbardh detaje nga mbledhja e Këshillit:I thashë maxhorancës që gazetarët do e nxjerrin në media Kastriot Islami, deputet i PD

Deputeti i PD Kastriot Islami ka zbardhur disa detaje të tjera nga Mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve zhvilluar sot ( e hënë) për kërkesën e Prokurorisë "arrest me burg" për dy deputetët Doshi e Frroku.

"Sot u zhvillua seanca e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të diskutuar për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për deputetin Tom Doshi. Unë, Halimi dhe Ristani kerkuam që seanca të bëhej publike. Deputetet e maxhorances tentuan për rreth 45 minuta ta refuzonin këtë kerkesë. Përdorën të gjithë marifetet që ajo te bëhej e mbyllur, pra e fshehtë”, shkruan Islami në rrjetet sociale.

“Ju thashë më në fund: Të gjitha këto që do të thoni ose gazetarët do të nxjerrin të sakta në media, ose paksa te deformuara, ose vetë njerzëit do të fillojnë të dyshojneë përse këta deputetë nuk duan që ne t’i dëgjojmë...e tjerë e tjerë dhe reputacioni i seicilit nga ju do të vihet në dyshim dhe sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë doni t’i fshihni publikut sepse gjithçka është thënë nuk ka perse i fshihet publikut për më tepër që ajo është e rregjistruar dhe fare normale...Unë vetë dua që publiku të më dëgjojë se cfarë them në këtë mbledhje të rëndësishme...po ashtu publiku kërkon të dijë se çfarë thoni ju... se çfarë thonë deputetët që kërkohen të arrestohen...Për më tepër ky është një këshill që nuk merr vendime por jep këshilla për kryetarin e Kuvendit dhe përcjell relacione në Kuvend dhe nuk duhet të vendosë dhe s’mund të vendosë për ta bërë seancën të mbyllur me vota se është i ballancuar”, shkruan më tej deputeti Islami duke zbardhur kështu një pjesë të asaj ç’ka ka ndodhur në mbledhjen me dyer të mbyllura të këshillit gjatë paradites së sotme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Doshi-Frroku”/ Topalli sulmon Llallën: I je nënshtruar qeverisë
Komisioni i Ligjeve, Bylykbashi: Nëse Meta do të dorëhiqej, hetimi do kishte marrë tjetër rrjedhë »
Article Logic
Execution time: 0.023847103118896
array(1) { ["section"]=> string(107) "islami-zbardh-detaje-nga-mbledhja-e-keshillit-i-thashe-maxhorances-qe-gazetaret-do-e-nxjerrin-ne-media-6745" }