Ismail Kadare para çmimit: në Shqipëri problemet mbeten…Enver Hoxha? nuk e kam mbështetur kurrë

Publikuar tek: barometri, më 08:06 28-01-2018 Ismail Kadare para çmimit: në Shqipëri problemet mbeten…Enver Hoxha? nuk e kam mbështetur kurrë

Shqipëria e sotme është “një vend kaotik, pak anarkik. Eshtë demokratik, meqënëse ekzistojnë forca ekstreme të djathta dhe ekstreme të majta që konfrontohen edhe me terma të fortë, por më pas, gjërat nuk janë të qarta, dhe problemet mbeten”.

E tha dje në Udine, intelektuali, poeti dhe romancieri shqiptar Ismail Kadare, resident në Francë, fitues I cimit internacional Nonino 2018, cmim që do ti dorëzohet në ceremoninë festive në Ronchi di Percoto, raporton Ansa.

“Nga pozitat e mia – ka komentuar – prej shumë personave jam konsideruar një armik I komunizmit, për të tjerë, një armik I Perëndimit”.

Kadare deklaroi më pas se nuk ka mbështetur kurrë Enver Hoxhën, diktatorin e regjimit komunist në vendin e tij. “Duket edhe sesi e kam përshkruar Enver Hoxhën në romanin (të cilin prezantoj (Dimri I vetmisë së madhe, 1973), një personazh mbi të gjitha negative” ka nënvizuar.

Lidhur me largimin e tij për azil politik në Francë, Kadare shpjegoi se “vendosi të largohet pas vizitës në SHBA të pasuesit të Hoxhës, Ramiz Alia, që kishte dhënë sinjale të hapjes së vendit. Pasi u rikthye – ka treguar – tha se SHBA e pranonte Shqipërinë “ashtu sic ishte”. Isha në Paris, dhe kuptova se nuk kishte më shpresë, ndaj kërkova azil politik”.

Për evropën e sotme thotë “se duket një bashkim I natyrshëm por janë të drejta dhe aspiratat e popujve ballkanikë që janë përjashtuar. Në këtë anë, nuk mund të jemi as “pozitivistë” por as “nihilistë”. Sipas Ansa ka në dorë një ese të re për legjendat dhe mitet në marrëdhëniet midis diktatorëve dhe intelektualëve. “Tema- thotë ai, është raporti ndërmjet nobelistit Pasternak dhe diktatorit Stalin, ndërmjet një shkrimtari dhe Bashkimit Sovjetik që e konsideronte atëherë një tradhëtar”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10015797615051
array(1) { ["section"]=> string(100) "ismail-kadare-para-cmimit-ne-shqiperi-problemet-mbeten-enver-hoxha-nuk-e-kam-mbeshtetur-kurre-108205" }