ISP apel Kuvendit: Respektoni kodin! Gjuha e Ramës u pasua me gjuhë shumë denigruese nga disa deputetë

Publikuar tek: politike, më 12:26 21-04-2018 ISP apel Kuvendit: Respektoni kodin! Gjuha e Ramës u pasua me gjuhë shumë denigruese nga disa deputetë Berisha Tahiri ne Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë më 5 prill 2018 miratoi Kodin e Sjelljes, një akt konsensual me rëndësi për rritjen e besimit publik të deputetëve dhe për transparencën dhe llogaridhënien parlamentare.

 Në nenin 2 të tij, Kodi i Sjelljes përcakton se “Kodi zbatohet për të gjitha aspektet e jetës publike të deputetit. Ai nuk rregullon aspektet e jetës private, përveçse kur jeta private e tij cenon dukshëm besimin publik te deputeti dhe institucioni i Kuvendit”. Pas miratimit të Kodit të Sjelljes pritej që partitë politike parlamentare, deputetët dhe strukturat drejtuese të Kuvendit, të ndërmarrin hapa seriozë për jetësimin e tij në praktikë, përmes trajtimit me prioritete në të gjitha punimet parlamentare, në mbledhjet e grupeve parlamentare dhe në raportet e deputetëve me publikun.

Instituti i Studimeve Politike, si grupim civil që monitoron Kuvendin e Shqipërisë 2017-2020, shpreh shqetësimin e thellë se gjatë ditëve dhe javëve të fundit disa prej deputetëve të parlamentit kanë shkelur të gjitha parimet etike të Kodit të Sjelljes, si dhe kanë demonstruar vullnet publik për të ndërtuar një ligjërim fyes, denigrues dhe diskriminues ndaj etikës, ligjit, Kushtetutës dhe normave të edukatës morale të komunikimit. Gjuha e përdorur nga kryeministri ndaj qytetarëve protestues, u pasua me gjuhë shumë denigruese të përdorur nga disa deputetë të opozitës kundër tij, nga disa parulla fyese dhe jashtë çdo standardi komunikimi, si dhe së fundi, nga replika e deklarime publike përpara sallës së parlamentit apo në mediat publike të ish ministrit të brendshëm, dhe të disa deputetëve të opozitës në replikë më të. Shprehje që janë fyese edhe për nivelin e fjalorit të rrugës, të artikuluara në parlament dhe në media, në studio televizive dhe në replika personale, – janë tregues i nivelit ku ka rënë ligjërimi dhe përfaqësimi politik.

ISP i drejtohet Byrosë së Kuvendit, si autoriteti kryesor për zbatimin e Kodit të Sjelljes, si dhe institucioneve etike të ngritura në PS, PD e LSI, të ndërmarrin hapa seriozë distancomi dhe penalizmi ligjor ose statusor për individët që promovojnë gjuhë vulgare e fyese në parlament dhe në komunikimin politik. Çdo individ politik që bën deklarime të tilla duhet të kërkojë ndjesë publike dhe nëse e refuzon ndjesën e ndryshimin, duhet të marrë publikisht vlerësim negativ për performancën e tij politike në parlament, në qeveri dhe në partitë politike. Gjithashtu apelon median të refuzojnë kronikat që përmbajnë elementë të tillë dhe të mos lejojnë që hapësira publike mediatike të vihet në dispozicion të një abuzimi të tillë me lirinë e fjalës, imunitetin parlamentar dhe vlerat e demokracisë.

Besimi publik rritet kur politikanët japin llogari dhe janë transparentë në aktivitetin e tyre, kur partitë dhe institucionet përfaqësuese manifestojnë sens mase, përgjegjësi publike dhe vlera morale, kur qytetarët krijojnë bindjen se ata që na përfaqësojnë të paktën të jenë individë qytetarë që kanë, besojnë ose promovojnë ca vlera minimale komunikimi dhe veprimi.

Grupi monitorues i Kuvendit

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spiropali me tone të larta: Qeverisje pa tepsixhinjtë, pa kushërinjtë! Në administratë ka të paaftë, parazitë...
“Shpifje të Ramës”, Basha dënon sulmet për Gunther Krichbaum »
Article Logic
Execution time: 0.024126052856445
array(1) { ["section"]=> string(107) "isp-apel-kuvendit-respektoni-kodin-gjuha-e-rames-u-pasua-me-gjuhe-shume-denigruese-nga-disa-deputete-117736" }