Itali/ Arrestohet ish-zyrtari i ministrisë së Transporteve për korrupsion, dorëhiqet ministri

Publikuar tek: bota, më 17:55 20-03-2015 Itali/ Arrestohet ish-zyrtari i ministrisë së Transporteve për korrupsion, dorëhiqet ministri

Ministri i Infrastrukturës së Italisë, Maurizio Lupi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, për shkak se Prokuroria ka nisur një hetim në ministrinë që ai drejton.

Ndonëse jo i akuzuar deri më tani, Lupi është dorëhequr për t’i ardhur në ndihmë hetimeve të prokurorëve. Katër persona, përfshirë një ish-zyrtar të lartë të kësaj ministrie u arrestuan të henën pasi akuzohen për korrupsion

Hetimet e prokurorëve janë përqendruar në disa projekte madhore për Italinë, siç është shtrirja e një linje treni e shpejtësisë së lartë apo zgjerimi i metrosë së Romës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1257688999176
array(1) { ["section"]=> string(96) "itali-arrestohet-ish-zyrtari-i-ministrise-se-transporteve-per-korrupsion-dorehiqet-ministri-6491" }