Na ndajnë vetëm pak orë nga përballja historike mes Italisë dhe Shqipërisë e formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve nuk janë bërë ende publike.
Megjithatë mediat italiane dhe ato shqiptare vijojnë të publikojnë emrat e mundshëm që do jenë sot në fushën e blertë. Sipas “ilsussidiario” Italia pritet të luajë me skemnë 4-2-4 ndërsa De Biasi ka vendosur të kundërpërgjigjet me skemën 4-5-1, shkruan Newsbomb.al.
Ja formacionet e mundshme:
ITALIA (4-2-4): Buffon; Darmian, Barzagli, A. Romagnoli, De Sciglio; Verratti, De Rossi; Candreva, Belotti, Immobile, L. Insigne
Rezerva: G. Donnarumma, Meret, Zappacosta, Bonucci, Rugani, Astori, D’Ambrosio, Gagliardini, Parolo, Spinazzola, Petagna, Eder, N. Sansone
Trajner: Giampiero Ventura
SHQIPËRIA (4-5-1): Hoxha; Hysaj, Veseli, Mavraj, Agolli; Roshi, Lila, T. Xhaka, L. Memushaj, Lenjani; Balaj.
Rezerva: Shehi, Strakosha, Ajeti, Alla, Aliji, Kukeli, Abrashi, Basha, Grezda, Hyka, Latifi, Cikalleshi, Llullaku, Sadiku
Trajner: Gianni De Biasi
Arbitër: Slavko Vincic (Slloveni)