Italia drejt legalizimit të hashashit, depozitohet në Senat projektligji

Publikuar tek: rajon, më 12:08 09-01-2019 Italia drejt legalizimit të hashashit, depozitohet në Senat projektligji

Italia merr seriozisht miratimin e ligjit për legalizimin e Hashashit. Senatori Matteo Mantero ka depozituar në Senat dizenjimin për ligjin për legalizimin e kultivimit, përpunimit dhe shitjes së kanabisit dhe derivateve të saj.

“Sot gjendemi përpara një situate në të cilën organizatat kriminale kontrollojnë prodhimin, transformimin dhe shitjen e substancave të ndaluara”, shpjegon Mantero. Dhe raporti I drejtorisë antimafia, qoftë në 2016, qoftë në 2017 në relacionin vjetor shprehet për “favorizim të legalizimit duke pretendenduar këtë në bazë të numrave, fakteve, hetimeve dhe proceseve dhe falimentimit të politikave parandaluese”.

Edhe në SHBA janë gjithmonë e më të shumtë shtetet që kanë legalizuar prodhimin dhe shitjen e marijuanës për përdorim kreativ si në Kolorado, Uashington, Oregon e Alaska madje edhe Evropa nuk bën përjashtim, përvec rastit të njohur të Amsterdam, kohët e fundit edhe në Spanjë ka një regjistrim progresiv për klubet e kanabisit.

“Edhe në Itali legalizimi i kanabisit do të çonte në kursim për kostot legale të represionit penal të fenomenit dhe do të riabsorbonte një pjesë të mirë të përfitimeve kriminale të tregut të zi, që duhet të pranohet se biznesi narkotrafik sipas statistikave kap 560 miliardë euro në vit, ndërkohë që në Itali vlerësohet në 30 miliardë euro dhe gjysma e tregut i përket marijuanës”. Sipas senetarit, kushdo që i kundërvihet masave për legalizimin e hashashit, mbron interesat e grupeve kriminale.

“Duke e legalizuar do të ishte një tutelë për shëndetin publik, ndërkohë që sposton konsumin  e kanabisit nga tregu ilegal dhe prodhimi i kontrolluar. Nga ana tjetër, eksperienca e shteteve që e kanë legalizuar tregun e marijuanës demostrojnë që nuk është rritur impakti social dhe shëndetësor direkt apo indirekt i lidhur me konsumin” shkruan senatori, raportojnë mediat italiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066590309143066
array(1) { ["section"]=> string(78) "italia-drejt-legalizimit-te-hashashit-depozitohet-ne-senat-projektligji-148068" }