Italia jep 15 mln euro për modernizimin e portit të Vlorës

Publikuar tek: ekonomi, më 17:40 03-08-2015 Italia jep 15 mln euro për modernizimin e portit të Vlorës

Pak ditë më parë nisën punimet për zgjerimin dhe modernizimin e portit të Vlorës, sipas një projekti të financuar nga Cooperacioni Italian me një vlerë prej 15 milionë euro.

Ky projekt, synon modernizimin në kompleks të portit dhe zgjerimin e kapacitetit përpunues të tij për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve dhe të mallrave.

Nga ana tjetër, ky projekt është pjesë e një programi të gjerë të ndërhyrjeve nga Kooperacioni Italian në fushën e transportit dhe infrastrukturës në Shqipëri, me një vlerë të përgjithshme financiare prej më shumë se 100 milionë euro.

Masterplani i zhvillimit të portit të Vlorës, që e shndërron atë në një mjedis portual me aktivitet ankorimin dhe përpunimin e trageteve, do të jetë në përshtatshmëri të plotë me projektin tjetër të ndërtimit të shëtitores (“Lungomares”), në bregdetin e këtij qyteti.

Për këtë qëllim është punuar me palën italiane që ky projekt të ketë të gjithë elementet që garantojnë këtë përshtatshmëri.

Masterplani i këtij porti, një projekt i përbashkët mes qeverive shqiptare dhe italiane, synon transformimin gradual të tij brenda një periudhe 2-3 vjeçare, gjatë të cilës pritet të konkretizohen investimet e parashikuara.

Një studio e njohur në Padova (Itali), ka realizuar azhornimin e projektit në funksion të perspektivës dhe profilit të ri të portit me aktivitet atë të ankorimit dhe përpunimit të trageteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023072004318237
array(1) { ["section"]=> string(64) "italia-jep-15-mln-euro-per-modernizimin-e-portit-te-vlores-17636" }