Italia kërkon vendosjen e rrënojave të një anijeje migrantësh përballë selive të institucioneve evropiane

Publikuar tek: bota, më 17:35 14-10-2016 Italia kërkon vendosjen e rrënojave të një anijeje migrantësh përballë selive të institucioneve evropiane

Mbetjet e një anijeje që u mbyt vitin e kaluar duke vrarë të paktën 868 persona, duhet të vendosen përballë ndërtesave të Bashkimit Evropian si një memorial kundër egoizmit, deklaroi sot kryeministri italian Matteo Renzi.

Aksidenti i 18 prillit të vitit të kaluar konsiderohet si më vdekjeprurësi në historinë e kohëve të fundit të Mesdheut.

Rreth 28 të mbijetuar dhe 24 trupa u gjetën menjëherë, ndërsa të tjerët u gjetën pas kërkimeve në ujërat e thella si dhe falë një vendimi për të nxjerrë anijen nga thellësia e detit.

“Evropa duhet të ndryshojë qasjen e saj… për migracionin”, tha Renzi në një fjalim për Ditën Botërore të Ushqimit në Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, që ndodhet me seli në Romë.

“Egoizmi kombëtar mbizotëron në BE, por Evropa lindi për të hedhur poshtë muret dhe jo për t’i vënë ato dhe kjo është arsyeja pse unë propozoj që anija që nxorrëm nga deti në vitin 2015 të vendoset para selive të institucioneve evropiane”, tha kryeministri italian .

“Do të doja që anija e mbytur të jetë atje për të na kujtuar se si të luftojmë egoizmin”, shtoi ai.

Pas tragjedisë, Renzi e konsideroi si çështje e krenarisë kombëtare për të nxjerrë anijen nga një thellësi prej rreth 400 metrash, në mënyrë që të nxirrte qindra trupa të bllokuar brenda, në përpjekje për t’i identifikuar dhe për t’u dhënë një varrim të denjë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13632607460022
array(1) { ["section"]=> string(111) "italia-kerkon-vendosjen-e-rrenojave-te-nje-anijeje-migrantesh-perballe-selive-te-institucioneve-evropiane-56203" }