Italia ofron mundësi fantastike, ja si mund të qëndrojnë në hotele falas të interesuarit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:12 25-10-2016 Italia ofron mundësi fantastike, ja si mund të qëndrojnë në hotele falas të interesuarit ilustruese

Italia ka ofruar një mundësi për të qëndruar në hotele falas kundrejt një shërbimi të caktuar.

Nga data 14 nëntor deri më 20 nëntor, mijëra hotele të vogla në Itali do të ofrojnë akomodim falas, në këmbim të shërbimeve ose të mirave si konsulencë për rrjetet sociale, mobilie antike, mbledhje ullinjsh, kurse muzike, kopshtari etj.

Kjo iniciativë është bërë me qëllim për të promovuar biznese të tilla të vogla “bed&breakfast” dhe vitin e kaluar, ka qenë një sukses i vërtetë me rreth 10.000 kërkesa. Hotele të vogla nga Riomaggiore në Cinque Terre e deri në Lombardia, në veri të Siçilisë, janë pjesëmarrëse në programin e këtij viti.

Të interesuarit mjafton të regjistrohen në Website-in “Barter Week” dhe të përzgjedhin rajonin gjeografik në të cilin dëshirojnë të qëndrojnë dhe të shohin alternativat.

Më pas do të dërgoni propozimet tuaja dhe të shihni atë ç'ka kërkojnë pronarët e hoteleve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025323867797852
array(1) { ["section"]=> string(93) "italia-ofron-mundesi-fantastike-ja-si-mund-te-qendrojne-ne-hotele-falas-te-interesuarit-57385" }