Italia pjesë e ekipeve që kanë shqiptarë brenda tyre, zbulohet origjina arbëreshe e një prej lojtarëve

Publikuar tek: sport, më 18:02 14-06-2016 Italia pjesë e ekipeve që kanë shqiptarë brenda tyre, zbulohet origjina arbëreshe e një prej lojtarëve

Zvicra apo Gjermania nuk janë të vetmet ekipe të huaja që kanë shqiptarë në përbërjen e tyre në Euro 2016. Italia i shtohet gjithashtu kësaj liste me mesfushorin Antonio Candreva.

29 vjeçari është pjesë e popullsisë Arbëreshe në Itali dhe kjo nuk fshihet në asnjë rast kur flitet për origjinën e lojtarit. Antonio Candreva ka lindur në Romë, por gjyshi i tij ka lindur në një fshat arbëreshësh në Itali, i quajtur Falconara Albanese, që ndodhet në qytetin e Cosenza në Kalabri.

Ndërkohë, shkrimtari dhe profesori i letërsisë Ag Apolloni shkruan gjithashtu për origjinën e lojtarit, duke u shprehur se ai ka lidhje me poetin e njohur arbëresh, Karmell Kandreva, që po ashtu ka lindur në Cosenza, madje aludon se futbollisti është nipi i këtij poeti.  

Karmell Kandreva është autor i veprës “Shpirti i arbërit rron”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia bën shpërthim të komanduar në stadiumin ku do luajë Shqipëria, dyshonte për bombë
Hungaria triumf kualifikues kundër Austrisë »
Article Logic
Execution time: 0.016741991043091
array(1) { ["section"]=> string(107) "italia-pjese-e-ekipeve-qe-kane-shqiptare-brenda-tyre-zbulohet-origjina-arbereshe-e-nje-prej-lojtareve-43502" }