Italia si Zvicra: Po i rrisim talentet Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 17:03 27-10-2016 Italia si Zvicra: Po i rrisim talentet Shqipërisë

Në ndeshjen e djeshme ndërmjet Shqipërisë U-17 dhe Italisë, kanë rënë në sy futbollistët shqiptarë që luajnë në ekipe të ligave të ndryshme në Itali. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e specialistëve të futbollit, pasi në skuadrën e kuqezinjve ka shumë lojtarë që vijnë nga akademitë e huaja.

Lojtarët që luajtën në radhët e Shqipërisë dhe që luajnë me ekipet italiane janë: portieri Sinani (Novara), mbrojtësit Doda (Sampdoria), Kumbulla (Verona), Pjetri (Udineze) dhe Kalaj (Roma), mesfushori Lakti (Fiorentina) dhe sulmuesi Kraja (Atalanta).

“Duke parë ndeshje të veçanta, pyes veten nëse ne po punojmë për vete apo për ata”, ishin fjalët e trajnerit të kombëtares U-17 të Italisë, Xhianfranko Serioli, në një intervistë për “RaiSport”, duke e lënë të kuptohet se akademitë italiane po mbushen me talente shqiptare të cilët zgjedhin fanellën kuqezi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Icardi rikthen Interin te fitorja, Juventus shkatërron Sampdorian
Torta e veçantë për legjendën e gazetarisë sportive, Shpëtim Gjoshi feston sot 71-vjetorin »
Article Logic
Execution time: 0.0041530132293701
array(1) { ["section"]=> string(54) "italia-si-zvicra-po-i-rrisim-talentet-shqiperise-57591" }