Italia tregon fuqinë, fiton bindshëm ndaj Belgjikës

Publikuar tek: sport, më 22:00 13-06-2016

Italia e Antonio Conte-s provoi sot kundër Belgjikës se është një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar aspak, përkundrazi është pretendente për t’u shpallur kampione e Europës. Italianët fituan 2-0 kundër Belgjikës dhe realizuan një lojë shumë të mirë, pavarësisht se kundërshtari që kishin përballë nuk ishte aspak i lehtë.

Emanuele Giaccherini shënoi i pari në minutën e 32, duke kaluar ‘të kaltërit’ në avantazh. Pavarësisht se vazhduan të sulmonin, belgët nuk arritën të gjenin rrjetën e portës, ndërsa Buffon ishte në formën e tij më të mirë, edhe pse mban mbi supe 38 vite.

Në minutën e 91, Pelle shndërroi në gol një assist fantastik të Candreva-s, duke vulosur rezultatin në Stade de Lyon në 2-0.   

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Antonio Conte gjakoset gjatë ndeshjes Belgjikë-Itali
Arrestohet në Shqipëri xhaxhai i Elseid Hysajt »
Article Logic
Execution time: 0.022337913513184
array(1) { ["section"]=> string(56) "italia-tregon-fuqine-fiton-bindshem-ndaj-belgjikes-43407" }