Italianët vijnë me një film për heroin tonë kombëtar, ky është aktori që interpreton Skënderbeun (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 18:27 02-02-2018 Italianët vijnë me një film për heroin tonë kombëtar, ky është aktori që interpreton Skënderbeun  (VIDEO)

Në Shqipëri 2018-ta është shpallur si viti i Skënderbeut, në nder të 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit tonë mbarë kombëtar.

Por me përjashtim të disa deklaratave, apo ceremonive të zakonshme të pushtetarëve nuk është bërë ndonjë gjë tjetër për Skënderbeun.

Për vepra konkrete dhe që mbeten, kanë menduar pikërisht italianët. Shumë shpejt do të dalë në kinema filmi me metrazh të shkurtër nën drejtimin e Steven Renso që trajton jetën e Skënderbeut.

Filmi ende nuk ka dalë në kinema, por ekpi ka publikuar në rrjetet sociale trailerin e tij, ku shfaqet Skënderbeu duke përsëritur shprehjen e tij të famshme "Lirë nuk ua solla un, por atë e gjet mes jush", por në italisht. 

Në rolin e Skënderbeut në këtë film do të jetë aktori Rimi Beqiri.

Më poshtë traileri i filmit:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si e përshkruan diplomati francezi Maurice Trumbert Shkodrën e viteve 1913
»
Article Logic
Execution time: 0.021661996841431
array(1) { ["section"]=> string(108) "italianet-vijne-me-nje-film-per-heroin-tone-kombetar-ky-eshte-aktori-qe-interpreton-skenderbeun-video-108894" }