Iu refuzua kandidimi për bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri te Krimet e Rënda, merret në pyetje për masakrën e Peshkëpisë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:30 22-05-2019 Iu refuzua kandidimi për bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri te Krimet e Rënda, merret në pyetje për masakrën e Peshkëpisë Fredi Bejleri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur dosjen për masakrën e Peshkëpisë.

I pari që është marrë në pyetje për këtë çështje është Fredi Bejleri, politikani të cilit iu refuzua kërkesa për kandidimin për bashkinë e Himarës.

Mësohet se prokurori Eugent Beci është duke marrë dëshminë e Bejlerit që prej orës 14:45.

Ndërkohë, kujtojmë se Fredi Bejleri është një nga personat që kanë marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë nga komando greke ‘Pirro i Parë’ në vitin 1994, ku mbeti i vrarë një ushtar shqiptar dhe komandanti i grupit, si dhe u plagosën tre persona të tjerë.

Për këtë arsye Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i refuzoi edhe kandidimin në garën për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga ana tjetër Bejleri ka kërkuar vendimin e zbardhur të KQZ, pasi pretendon se është në kundërshtim me frymën e ligjit dhe haptazi i njëanshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069730281829834
array(1) { ["section"]=> string(125) "iu-refuzua-kandidimi-per-bashkine-e-himares-fredi-bejleri-te-krimet-e-renda-merret-ne-pyetje-per-masakren-e-peshkepise-165282" }