Iu shkrumbua “Benzi” në mes të Vlorës, kush është polici që e kishte në pronësi

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 21-11-2017 Iu shkrumbua “Benzi” në mes të Vlorës, kush është polici që e kishte në pronësi

Në orët e para të mëngjesit të sotëm  një makinë u përfshi nga flakët. Makina tip “Benz” sipas policisë i përket një efektivi policie dhe sipas të dhënave paraprake, ngjarja është e qëllimshme.

Mësohet se makina e djegur në lagjen “Pavarësia” është në pronësi të policit Zini Zenelaj.

“Është përfshirë nga flakët makina e një efektivi policie këtë mëngjes në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” rreth orës 03.10 minuta dhe sipas policisë dyshohet se djegia e makinës është e qëllimshme.

Më datë 21.11.2017, rreth orës 03:10, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej një telefonate se në lagjen “Pavarësia”, pranë palestrës se Mundjes, një mjet ka marrë flakë.

Shërbimet policore dhe ai zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë pran vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.

Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip “Benz” është në pronësi të shtetasit Z.Z. (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës).

Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, ka sqaruar deri tani policia. 

Më shumë në këtë kategori: « Një vit nga vdekja e këngëtarit të njohur shqiptar, vargjet e nënës dhe motrës artiste të rrënqethin mishin
Gjiknuri nga Podgorica jep lajmin e mirë: Nis puna për fizibilitetin e autostradës Adriatiko-Joniane »
Article Logic
Execution time: 0.018723011016846
array(1) { ["section"]=> string(83) "iu-shkrumbua-benzi-ne-mes-te-vlores-kush-eshte-polici-qe-e-kishte-ne-pronesi-100327" }