Iva Tiço deklaron live se i pëlqejnë pizhamat e Ramës poshtë pantallonave, Grida Duma: Uaua, ç’ti thuash kësaj…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:45 12-01-2018 Iva Tiço deklaron live se i pëlqejnë pizhamat e Ramës poshtë pantallonave, Grida Duma: Uaua, ç’ti thuash kësaj…

Deputetja e PD-së Grida Duma dhe gazetarja Iva Tiço kanë qënë ndër të ftuarat e emisionit të mbrëmshëm “Top Show” ku kanë diskutuar për mënyrën se si politikanët shqiptarë vishen dhe i paraqiten publikut. 

Gazetarja Iva Tiço ndër të tjera ka komentuar edhe veshjen e kryeministrit Rama, ku thotë se gjatë periudhës që ishte gazetare kulture ndërsa kryeministri mbante postin e ministrit të Kulturës, kishte kuriozitet të shikonte se çfarë vishte ai për shkak të stilit ekstravagant.

“Rama më ka pëlqyer më shumë ekstravagant. Ishte një periudhë kur shkoja me qejf në Ministri për të parë se çfarë kishte veshur, ca gjëra të çuditshme deri edhe te pizhama nën xhinse. Mbaj mend i dilnin pizhamat gri në konferencën e shtypit”- është shprehur Iva Tiço.

Sakaq, Grida Duma është shprehur: I pëlqejnë pizhamat e Ramës, Ç’ti thuash asaj kupton. Ç’ti besosh Ivës tani. Pizhamat poshtë pantallonave doja të shikoja uau”.

Kaq ka mjaftuar për të lindur debati edhe me deputetin Ervin Bushati i cili i ka thënë se varet se ku gazetarja Iva Tiço e ka parë Ramën me të tillë veshje.

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori i Austrisë mrekullohet nga kryeqyteti: Më shumë Vjenë në Tiranë! Shkruan shqip: Rehatohuni
Basha me Kryemadhin kafe para protestës, ja kush janë tre ish-ministrat që i shoqërojnë »
Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383
array(1) { ["section"]=> string(114) "iva-tico-deklaron-live-se-i-pelqejne-pizhamat-e-rames-poshte-pantallonave-grida-duma-uaua-c-ti-thuash-kesaj-106332" }