Izet Haxhia paralajmëron Berishën: Nëse bëhem vrasës, preja e parë do jesh ti

Publikuar tek: politike, më 18:59 05-02-2016 Izet Haxhia paralajmëron Berishën: Nëse bëhem vrasës, preja e parë do jesh ti

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia ka reaguar ashpër me anë të një statusi në facebook, ndaj ish-shefit të tij. Deklaratat e Berishës dje në Kuvend se Haxhia dhe vëllezërit e tij ishin vrasës, e kanë detyruar këtë të fundit të reagojë.

Duke hedhur poshtë akuzat e Berishës, Haxhia bën një paralajmërim për ish-kryeministrin: Nuk jam vrasës, as kriminel, por po vendosa të bëhem tillë, preja e parë do të jesh ti o plak matuf dhe i lig.

Postimi i plotë i Izet Haxhias:

Nuk kam ndjekur ndonjëherë seancat e parlamentit të krimit dhe aq më tepër fjalimet e tipit Kastro të komunistit të fundit në Europë, të kryekriminelit të Shqipërisë, përçarësit të këtij populli, dhëndrit të devotshëm të Serbisë...

Më thanë ca miq që të ka përmendur emrin në fjalën e tij të marrëzisë e mashtrimit, që me tqetësi e dashuri' e ligjëron çdo të enjte pa ia prishur terezinë njeri. Nuk më habit, as më shqetëson epiteti që më vë një vrasës i tillë.

Më quan vrasës për një krim që ka bërë vetë. Vërtet mund të isha bërë vrasës, sepse të jesh pranë për vite dhe t'i shërbesh një psikopati skizofren, shumë kollaj mund të përfundosh në një vrasës. Ka dashtë zoti që nuk përfundova i tillë, për këtë jam i qetë.

Por ky matuf i pabesë tregon duke i bërë autogol vetes, se ai më paska denoncuar dhe me dëshminë e tij jam shpallë vrasës dhe dënuar nga gjykata e tij e plepistave. Si i tillë, dua t'i them këtij matut7 të pabesë, se unë e kam ditur që kur e ke bërë denoncimin tat si një frikacak i lig që je, në Ambasadën amerikane në vitin `99, për mua dhe vëllezërit e mi. Kushti yt për këtë denoncim të rremë ka qenë që denoncimi ku më fajësoje mua të ngelej i fshehtë dhe të mos përmendej emri jot si denoncues.

Vetëm denoncimi i jot ndaj vëllezërve të mi do publikohej, jo emri jot si denoncues. E bëre këtë denoncim si frikacak që je pasi vrave Fatmir Haklajn, që në të gjallë nuk guxoje t'ia përmendje emrin, ashtu sikur nuk guxon sot ti dhe kolegët e tu' t'i përmendni emrin kriminelëve më të rrezikshëm, që bënë mbrojtjen tuaj e po bëjnë kërdinë duke terrorizuar që nga njerëzit e thjeshtë, tek biznesi, duke u vënë gjoba, duke vrarë gjykatës për çështje pronash, pronarë bankash që pastronin paratë e tua e tët biri, të fituara me krim e gjoba të vëna.

Përmend vetëm emrat e ushtarëve të tyre, por jo të bosëve të tyre matIoze. Ti i din shumë mirë emrat e tyre, sepse karrierën e tyre kriminale e kanë filluar në sundimin tënd. Nuk ua përmend sepse je një frikacak i pështirë, dhe ngaqë mendon t'i përdorësh nesër për interesat e klanit tënd kriminal leh si një qen i tërbuar duke shpifur dhe duke kafshuar me ata dhëmbët e t'u të prishur.

Kafshim që ka infektuar një popull të tërë. Por mirë jua bën, kur përballë teje ka vetëm eunukë të tredhur, që mendojnë vetëm si kalojnë ty në vjedhje e pasurim të paligjshëm. Si përfundim dua te them diçka: Nuk jam vrasës, as kriminel, por po vendosa të bëhem tillë, preja e parë do të jesh ti o plak matuf dhe i lig, edhe pse është në kuntshtim me Kanunin e Lekës, që ti doje të na e bëje Kushtetutë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon takimi PS-LSI-PDIU, Ahmetaj: Diskutuam për raportin e FMN, në fund folëm për “drejtësinë”
Basha: Nuk bëjmë koalicion me LSI, të shkojë në opozitë për të paguar faturën »
Article Logic
Execution time: 0.67204904556274
array(1) { ["section"]=> string(81) "izet-haxhia-paralajmeron-berishen-nese-behem-vrases-preja-e-pare-do-jesh-ti-31847" }