Izmir Smajlaj shpjegon situatën: Pse e bëra shqiponjën në Beograd

Publikuar tek: sport, më 23:40 07-03-2017 Izmir Smajlaj shpjegon situatën: Pse e bëra shqiponjën në Beograd

Pak ditë më parë, Smajlaj është shpallur Kampion i Europës në kërcimin së larti me 8.08 m. Në Beograd, një ditë para shpalljes kampion, bëri shqiponjën me duar në nderim të flamurit kombëtar, veprim i cili nuk u komentua pozitivisht nga mediat e Beogradit.

I ftuar në “Opinion”, Smajlaj tregoi më shumë për veprimin e tij, i cili, ndryshe nga sa u komentua, nuk kishte asnjë qëllim të “provokonte” publikun e Beogradit.

Në kërcimin e tretë dhe të fundit, Smajlaj mori më shumë kurajë nga familjarët dhe nga miqtë që "kishin ardhur enkas prej Shkodre”, tregon ai.

Deri atëherë vendin e tretë e kishte siguruar, ndaj nuk kishte gjë për të humbur. I pyetur se si reagoi stadiumi i Beogradit, ai tregoi: “Në fillim filluan të vërshëllenin, ngaqë një ditë më parë u shpërnda në mediat serbe lajmi se unë kisha bërë shqiponjën. E quajtën skandal dhe shkruan sikur publiku më duartrokiti dhe unë ia shpërbleva me shqiponjën.”

Por qëllimi nuk ishte ky dhe këtë e kuptoi edhe Beogradi pak më vonë: “Në të vërtetë, më pritën shumë mirë dhe për këtë dua ta falënderoj të gjithë publikun e Beogradit që më ka duartrokitur. Mendova të kundërtën, por ishin shumë miqësor”-tha më tej Smajlaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bayern Munchen dhe Real Madrid “kopjojnë” veten, rezultate të njëjta si në sfidat e para
U eleminua nga Barcelona, reagimi i presidentit të PSG bën xhiron e botës »
Article Logic
Execution time: 0.014364004135132
array(1) { ["section"]=> string(70) "izmir-smajlaj-shpjegon-situaten-pse-e-bera-shqiponjen-ne-beograd-71125" }