Ja 11 aplikacione Android-i për të bërë xheloz shokun me iPhone

Publikuar tek: bota, më 19:44 29-11-2017 Ja 11 aplikacione Android-i për të bërë xheloz shokun me iPhone

Një nga të mirat e smartfonëve që operojnë me sitem Android është liria e madhe që i ofrojnë përdoruesit, dryshe nga iPhone.

Androidit nuk mund t’i ndryshohet vetëm “Wallpaper”, ky sistem ju jep mundësinë të shfrytëzoni pajisjen në maksimum. Një nga më të preferuarat është pa dyshim mundësia për të shkarkuar direkt në telefon, këngë, filma e çdo gjë tjetër.

Ja disa aplikacione që nuk mund t’i gjeni te iPhone:

Muzei

Një aplikacion që e kthen telefonin tuaj në muze arti, duke ndryshuar herë pas here Wallpaper-in në disa prej pikturave më të famshme.

HoverChat

Ky aplikacion ju jep mundësinë të çatoni edhe pa qenë nevoja të mbyllni më parë aplikacionin tjetër. Pra nëse jeni duke parë një film, dritarja e mesazheve shfaqet gjysmë e tejdukshme duke iu dhënë mundësinë të shkruani një përgjigje të shpejtë.

Google Keep

Është një aplikacion shumë i mirë për të organizuar ditën, muajin dhe vitin tuaj. Mund të përdorni foto, shkrime dhe audio për të shënuar çdo gjë të rëndësishme për ju.

Cover

Mos u lodhni duke kërkuar ku është aplikacioni tuaj i preferuar. Cover i sjell disa nga aplikacionet që zgjidhni ju në “lockscreen”.

Light Flow

Ndryshoni sipas dëshirës ngjyrën e dritës Led të telefonit. Ky aplikacion ju jep mundësinë të zgjidhni një ngjyrë të veçantë për çdo njoftim që ju vjen në telefon.

Cerberus

Ky aplikacion konsiderohet si një nga mjetet më të mira kundër hajdutëve. Nëse ju humbet telefoni mund ta gjurmoni në kohë reale nga kompjiteri. Gjithashtu mund të fshini çdo gjë, të aktivizoni alarmin e shumë mundësi të tjera.

Locale

Locale është një aplikacion që ju lejon ta kostumizoni telefonin tuaj me detaje të imtësishme. Për shembull mund ta aktivizoni që sa herë të ulni telefonin zëri kalon në ‘heshtje’, apo sa herë bateria bie nën 20%, drita e telefonit ulet ndjeshëm.

VLC

VLC media player vijon të mbetet një nga programet më të mirë për të parë video, pa u shqetësuar fare se në çfarë format është.

tTorrent

Ky aplikacion ju lejon të bëni pikërisht atë që mund të bëni me Torrent në kompjuter, të shkarkoni dokumente me madhësi disa Giga dhe me shpejtësi maksimale.

Mighty Text

Dërgoni SMS nga kompjiteri. Mund ta përdorni edhe për e-mailet.

UCCW

Dizajnoni vetë çdo ‘ëidget’ me këtë aplikacion, zgjidhni madhësinë, ngjyrën, funksionin dhe shumë mundësi të tjera.

/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Treni del nga shinat në Spanjë, të paktën 21 të plagosur
FESTAT e fundvitit erdhën, Melania shndërron “Shtëpinë e Bardhë” »
Article Logic
Execution time: 0.011266946792603
array(1) { ["section"]=> string(70) "ja-11-aplikacione-android-i-per-te-bere-xheloz-shokun-me-iphone-101265" }