JA 5 KOMPANITË e mëdha që kanë fituar shuma marramendëse TENDERASH nga Bashkitë (Kryeson FUSHA- RENDITJA)

Publikuar tek: ekonomi, më 15:48 18-07-2018 JA 5 KOMPANITË e mëdha që kanë fituar shuma marramendëse TENDERASH nga Bashkitë (Kryeson FUSHA- RENDITJA) Foto ilustruese

FUSHA shpk; G P G company SHPK; Salillari SHPK; Alko-Impex General Constuction shpk dhe Victoria Invest shpk. Janë këto 5 kompanitë e mëdha që kanë fituar më shumë kontrata me vlera të konsiderueshme me anë të tenderave nga bashkitë në Shqipëri.

Të dhënat janë grumbulluar nga Open Data Albania përfshijnë prokurimet publike për këto kompani në 3 vite; korrik 2015 deri më korrik 2018.

Ja renditja sipas vlerës së parave të fituara:

1-Fusha shpk ka fituar plot 36 tendera me vlerë 3,782,488,740 lekë.

2- GPG company shpk ka fituar 23 tendera me vlerë 1,769,804,155 lekë.

3- Salillari shpk ka fituar 19 tendera me vlerë 1,570,604,436 lekë.

4- Alko- Impex General Construction shpk  ka fituar 25 tendera  me vlerë 1,365,394,550 lekë.

5- Victoria Invest shpk  ka fituar 21 tendera me vlerë 1,006,519,242 lekë.

*Prej tre vitesh ekipi që promovon Open Data Albania ka monitoruar çdo procedurë prokurimi për 61 bashkitë. Të dhënat e prokurimeve janë të vendosura në katalogun OpenProcuremet.Al, katalog ku për çdo Bashki apo çdo Biznes është e filtruar me detaje lista e tenderave dhe ecuria e tij nga momenti i shpalljes deri në kryerjen e pagesave për punët e kryera. Teksa në ditët në vazhdim pritet të publikohet lista e plotë e firmave, përmes linqeve të mësipërme mund të njiheni me detaje me 5 kompanitë (emrat e klikueshëm lart) që mbajnë “rekordin” e fitimeve nga tenderat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034451961517334
array(1) { ["section"]=> string(109) "ja-5-kompanite-e-medha-qe-kane-fituar-shuma-marramendese-tenderash-nga-bashkite-kryeson-fusha-renditja-128319" }