Ja artistët e parë që mbështesin kandidatët e Tiranës, Veliajn e Kosovën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:14 17-04-2015 Ja artistët e parë që mbështesin kandidatët e Tiranës, Veliajn e Kosovën Kastro Zizo, postimi në facebook për Veliajn

Tashmë përballja ka nisur pas zyrtarizimit të kandidaturave për Bashkinë e Tiranës mes Erion Veliajt dhe Halim Kosovës. Artistët apo personazhet e njohur VIP janë gjithnjë prezentë gjatë periudhës së fushatave elektorale, herë si të ftuar nga kandidatët e partive, herë si të "vetëofruar" nisur nga preferencat e tyre personale për një kandidat apo për një tjetër.

Kastro Zizo dhe Julian Deda janë dy artistët e parë që japin mbështetjen e tyre për kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës. Njëri këngëtar e tjetri aktor humori, i pari mbështet ministrin Veliaj e i dyti mbështet doktor Kosovën.

“Suport Erionin për bashkinë e Tiranës”, shkruan Kastro teksa e shoqëron edhe me një emocion falë opsioneve të pakushtëzuara që ofron rrjeti social. “Ndjehem i motivuar” është emoicioni me të cilin ka përshkruar foton me Veliajn, këngëtari Kastro Zizo.

Nga ana tjetër edhe aktori Julian Deda ka shprehur haptazi mbështetjen e tij për Halim Kosovën.

“Halim Kosova, profesionalizem, moral, pastërti, eksperiencë, ndershmëri dhe menaxhim. Besoj se janë mjaft, për të kuptuar që ky është kandidati, që meriton Kryeqytetin! Suksese Dr. Kosova”, shkruan aktori duke renditur kështu edhe disa karakteristika të kandidatit të tij të preferuar.

Mbështetja e Julian Dedës për Halim Kosovën

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02180004119873
array(1) { ["section"]=> string(76) "ja-artistet-e-pare-qe-mbeshtesin-kandidatet-e-tiranes-veliajn-e-kosoven-8993" }