Ja batutat e Ramës pas 7 dollive në Ulqin

Publikuar tek: politike, më 07:30 08-07-2015 Ja batutat e Ramës pas 7 dollive në Ulqin

Fatmir Gjeka është njeriu që u bë i njohur mediatikisht në Shqipëri, pasi guxoi që në qytetin shqiptar të Malit të Zi, t’i japë titullin “Qytetar Nderi” dy personazheve kryesore të politikës rajonale, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit.

Në intervistën për “Gazeta Shqiptare”, kryetari i Bashkisë së Ulqinit tregon detajet nga dreka me kryeministrin Rama e ish-kryeministrin Thaçi, batutat, bisedat për bashkëpunim dhe vështirësitë që hasi deri në realizimin e dhënies së titujve.

Ne kemi ndjekur me interes procesin e dhënies së titullit, por në fakt çfarë ndodhi në drekën që shtruat për ta, sigurisht që më shumë jam kurioze për kryeministrin e vendit tim?

S’është hera parë që jemi së bashku me Edin e Hashimin, që kur ai ka qenë herët kryetar i Partisë Socialiste. Normal që atë ditë ndenjëm më afër. Ka qenë një bisedë intime me batuta, humor me disponin të dy personazheve.

Ndonjë detaj duam?

Ajo që dominoi ishin dollitë që i kemi çuar gjatë drekës në qytetin e vjetër, ku Edi Rama ngriti rreth 7 dolli pa ndaluar, një dolli për gratë, për kryetarin, për Hashimin e me radhë dhe kjo gjë na pëlqeu të gjithëve.

Ndonjë batutë e kryeministrit tonë se shquhet për to?

Batuta ishte për ulqinaket. Nisur nga kënga “M’ka shku menja me u fejue e me marr një ulqinak”... Ai e ktheu në ulqinake e tha: “Ishalla s’po na zë i ziu merak me ndonjë ulqinake”.

Përveç batutave, diskutuat për ndonjë bashkëpunim real mes Tiranës e Ulqinit?

Pas kësaj lidhjeje mes Tiranës zyrtare e Ulqinit s'ka më barriera dhe për çdo kërkesë do i kemi dyert e hapura dhe kryeministri Rama na e ofroi këtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel sot në Tiranë, ja axhenda e kancelares gjermane
Vizita e Merkel, Rama: Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel »
Article Logic
Execution time: 0.028301954269409
array(1) { ["section"]=> string(47) "ja-batutat-e-rames-pas-7-dollive-ne-ulqin-15577" }