Ja çfarë deklaronte Edi Rama 6 vite më parë kur Shkodra ishte nën ujë (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:09 07-01-2016

Që prej vitit 2010 në Shqipëri ka pasur përmbytje të vazhdueshme nga veriu deri në jug të vendit, por referuar situatës që ndodhemi sot duket se shumë pak është bërë në këto 6 vite që të shmangen të tilla katastrofa.

“Këtu ku janë ndërtuar shtëpitë ka qenë liqen. Po paguajmë faturën e zhvillimit kaotik, pa plan dhe pa rregulla. Kjo është një situatë komplekse e krijuar ndër vite. Sjellja jonë varet në lidhje me pyjet që janë prerë dhe lumenjtë që janë prishur ndër vite. Pa llogaritur edhe faktin që për shkak të ndryshimeve klimaterike, edhe vende të tjetra kanë patur rreshje të shumta”, ka qenë kjo deklarata e bërë sot nga Rama, pas kthimit nga vizita në Majemi të SHBA-së.

Por, ja çfarë deklaronte Rama si kryetar i opozitës 6 vite më parë kur Shkodra përballej me katasrofën më të madhe të 150 viteve të fundit në Shqipëri.

“Përmbytja është akuza më kuptimplotë për faktin se asnjë nga këto premtime nuk është mbajtur dhe se kjo që ndodh nuk ndodh për shkak të zotit, nuk ndodh për shkak të harbimit të lumenjve, por ndodh për shkak se Shqipëria nuk qeveriset sepse nuk ka në këtë vend një qeveri të shqiptarëve. Ka vetëm një çetë të kusarëve”, deklaronte Rama në dhjetor të vitit 2010.

Përmbytjet e këtij viti janë të dytat radhazi që ndodhin që prej kohës kur Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029874086380005
array(1) { ["section"]=> string(81) "ja-cfare-deklaronte-edi-rama-6-vite-me-pare-kur-shkodra-ishte-nen-uje-video-29394" }