Ja çfarë do të përmbajë projekti për ndërtimin e Terminalit të Transportit Publik

Publikuar tek: ekonomi, më 13:26 22-09-2016 Ja çfarë do të përmbajë projekti për ndërtimin e Terminalit të Transportit Publik

Koncesioni për Terminali e Transportit Publik në Tiranë është shpallur që me 15 shtator të këtij viti, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumentave do të jetë data 7 nëntor 2016.

Kontrata do të ketë një afat kohor prej 35 vitesh dhe projekti do të ketë një vlerë prej 15.5 milionë Euro.

Autoriteti Kontraktor do të zbatojë procedurën e hapur të tenderit në pajtim me nenin 22 të ligjit shqiptar të konçesioneve dhe partneritetit publik privat nr. 125/2013.

Trualli i ofruar nga Autoriteti Kontraktor do të përfshijë 85.000 metra katrorë, i vendosur për gjatë korridorit kryesor që çon në veri-perëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t'i kontraktohet në baza afatgjatë ofertuesit fitues për të ndërtuar, operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve.

Sipas të dhënave të agjencisë Open Data Albania, objekti i projektit përshkruhet si “Zgjidhja 3” në dokumentin "Përshkrimi i Projektit" (zgjidhja pa parking nëntokësor) me përjashtim të godinave të mëposhtme: 


a) Qendra tregtare dhe kulturore; 
b) Kulla me ambiente zyrash, hotel dhe salla konferencash; 
c) Parkingu i makinave me shumë nivele; 
d) Motel; 
e) Stacioni i trenave-tramvajeve; 
f) Magazina e tramvajeve. 


Nga të dhënat e mësipërme konkludojmë se projekti për Terminalin e Transportit Publik përmban Qendra Tregtare e Kulturore, Kulla me ambjente zyrash, motele në territorin e caktuar për koncesion të cilat nuk janë përfshirë në vlerën fillestare të investimit.

Projektimi i Terminalit duhet të garantojë funksionalitetin e plotë të Terminalit nëpërmjet vetëm ndërtimit dhe aktivizimit të godinave dhe ambienteve të mëposhtme: 

1. Hyrjes në Terminal me sheshrrotullim në SH1 (Rruga Kastrioti); 
2. Rrugët qarkulluese të Terminalit me zbritjen dhe marrjeve e pasagjerëve; 
3. Parkingun e autobusëve, furgon taksi dhe taksive; 
4. Godinave të udhëtarëve; 
5. Urave të këmbësorëve; 
6. Garazhit të autobusëve dhe stacionit të shërbimit të karburantit; 
7. Hapësirës publike; 
8. Lehtësimit mjedisor.

Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqendrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë, dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga Operatori Ekonomik për amortizimin e CAPEX-it të tij fillestar, shpenzimet operative, dhe për mbulimin e shërbimit të borxhit.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026494026184082
array(1) { ["section"]=> string(87) "ja-cfare-do-te-permbaje-projekti-per-ndertimin-e-terminalit-te-transportit-publik-53752" }