Ja çfarë i tregoi Jorida Tabaku-Sali Berishës për Edi Ramën në ipad

Publikuar tek: politike, më 07:56 04-12-2015 Ja çfarë i tregoi Jorida Tabaku-Sali Berishës për Edi Ramën në ipad

Parlamenti ditën e djeshme u kthye në një seancë akuzash të ashpra që degjeneroi deri në fyerje banale.

Ky është një moment fiksuar nga LSA dhe që tërhoqi vëmendjen jo vetëm të deputetëve të pranishëm në sallë por edhe të mediave dhe publikut që e ndiqte nga ekrani. Deputetja Jorida Tabaku iu afrua ish kryeministrit Sali Berisha dhe po i tregonte diçka në ipad-in e saj.

Pas zmadhimit të fotos, lexohet qartë  “Kopja e Keqe Rama, kaotike, e tmerruar dhe revolta e sipërmarrjes”.

Pas këtij “kryetitulli” janë shkruar ndryshimet e reja ligjore mbi evazionin fiskal për biznesin e madh, biznesin e mesëm dhe biznesin e vogël:

 “Biznesi madh – mbi 8 milion lekë qarkullim, TVSH 20 % plus tatim 15 %; Gjoba nga 500 mijë lekë në 10 milionë lekë; burg nga 3 në 10 vjet.

Biznesi i mesëm­- 5­8 milion lekë qarkullim. Tatim mbi të ardhurat 5 % plus TVSH 20 %; gjobë nga 500 mijë lekë në 10 mln lekë. Burg 3 deri në 10 vjet burg.

 Biznesi i vogël­ -deri në 5 milion lëkë qarkullim, o taksë, sigurimet e profesioneve 5 herë më të larta, Gjoba nga 500 mijë lekë deri në 10 mln lekë; Burg nga 3 deri në 10 vjet”.

Si duket, Tabaku ka dashur t’i shpjegojë ish liderit të Partisë Demokratike gjithë skemën e ndryshimeve ligjore për të cilën kreu aktual Lulzim Basha pretendon se Rama e ka kopjuar prej tij.

tabaku1.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fjalimi pas mesnate i Blushit: Unë nuk kam nevojë për nje shtet obez
Ish ministri socialist, Brokaj: Rama-Meta martesë pa dashuri, më pëlqen që shkojnë në zyrat e njëri-tjetrit »
Article Logic
Execution time: 0.020745038986206
array(1) { ["section"]=> string(73) "ja-cfare-i-tregoi-jorida-tabaku-sali-berishes-per-edi-ramen-ne-ipad-26920" }