Ja çfarë ndodh me fëmijët nëse i lini të qajnë me dënesë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:58 22-01-2017 Ja çfarë ndodh me fëmijët nëse i lini të qajnë me dënesë

Shumë prindër mund të mos kenë dëgjuar më parë për teknikën e ‘’pritjes progresive’’ të krijuar nga neuropediatri anglez Richard Ferber.

Por, me shumë gjasë shumë prindër e kanë përdorur atë gjatë rritjes së fëmijëve.

Bëhet fjalë për një metodë shumë të thjeshtë për t’i vënë ata në gjumë t’i lini të qajnë derisa të lodhen.

Tingëllon paksa e pamëshirshme në pamje të parë, por shumë prindër zgjedhin ta praktikojnë me fëmijë të moshës 0-3 vjeç. Ata i lënë të qajnë nën pretekstin se fëmijët lodhen dhe më pas do të mund të flenë të qetë. Ajo që nuk dini është sesi ndikon e qara në jetën e një fëmije. Pasojat fizike dhe psikologjike prekin ecurinë e shëndetit të tyre edhe gjatë një periudhe më të vonë.

Së pari duhet të dini që e qara e fëmijëve është mënyra e tij e vetme e komunikimit përballë një situatë të bezdisshme siç mund të jetë uria, etja, i ftohti, nervozizmi, frika etj apo qoftë papastëria e pampersit.

Kjo thirrje është forma e tij e vetme për të pasur praninë dhe sigurinë e prindërve. Kur ky apel nuk dëgjohet qëllimisht nga prindërit, tek fëmija vihet re një rënie e menjëhershme e serotoninës, hormonit të lumturisë.

Të qarat e vazhdueshme ndikojnë në mënyrë progresive në sistemin e tij nervor qendror duke penguar zhvillimin e tyre cerebral dhe aftësinë e të mësuarit.
Ngashërimet e shumta shkaktojnë tek ai stresin fëmijëror dhe idenë e braktisjes, shkruan Living.

Një risi vjen nga një studim i fundit, i kryer në universitetin e Amsterdamit, qarjet e vazhdueshme krijojnë tek ai ndjesinë e pamundësisë, një ndjenjë e cila e përndjek edhe gjatë adoleshencës.

Në planin fizik, duhet thënë që të qarët dëmtojnë kordat vokale të fëmijës dhe nxisin hyrjen e radikaleve të lira, mikrobeve dhe baktereve nëpërmjet ajrit. Si pasojë sistemi i tij imunitar dobësohet dhe humb aftësinë mbrojtëse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021116018295288
array(1) { ["section"]=> string(62) "ja-cfare-ndodh-me-femijet-nese-i-lini-te-qajne-me-denese-66287" }