“Ja çfarë u tha kryeministri Rama njerëzve të tij me rekorde kriminale”, Basha në mbledhje

Publikuar tek: politike, më 10:02 10-09-2015 “Ja çfarë u tha kryeministri Rama njerëzve të tij me rekorde kriminale”, Basha në mbledhje Basha ne nje nga mbledhjet e Grupit Parlamentar te PD

“Jeni këta që jeni keni, këto që keni, nuk ndryshoni dot, ejani në shërbimin tim”. Këto janë fjalët që sipas kreut të PD, Basha, kryeministri Rama u ka thënë njerëzve të tij “me rekorde kriminale”.

Basha ka mbledhur Grupin Parlamentar të PD ku ka lëshuar një lumë akuzash ndaj kreut të Kuvendit Meta, kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri.

"Kryetari i kuvendit akuzohet për qindra milionë lekë të vjedhura. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, që paguhet p[ër të qenë në krye të luftës antidrogë akuzohet nga ish oficeri si kubari i drogës...".

Basha kërkoi largimin e ministrit Tahiri, dorëheqjen e Metës dhe krijimin e një “plani shpëtimi”.

Sipas Bashës, Rama sfidoi ndërkombëtarët duke kandiduar në zgjedhje individë me rekorde kriminale.

"SHBA dhe BE i ka bërë thirrje Ramës mos kandidojë individë me kriminale por Rama i ka sfiduar:  Ç’më duhet Washingtoni kur kam Rroshin", ironizoi kreu i opozitës.

“Rama është përgjegjës për futjen në Kuvend të personave me rekorde kriminale, për kandidimin në pushtetin vendor, me synimin që me rrjedhën e mala vites të manipulojnë zgjedhjet dhe fitoren e tyre fiktive.

Përgjgjës i abuzimeve që u ka krijuar këtyre azapëve që nuk paguajnë asnjë taksë, mbajnë nën terror njerëzit”, deklaroi Basha në Mbledhje.

Kreu i PD akuzoi gjithashtu kryeministrin se donte të shpërblente deputetin Prenga me Lagunën e Patokut.

“Jo sikur është kryeministër por si një bajraktar e ngatërrestar i paturp”, tha Basha ndërsa shtoi se:

“Dashuria e Ramës për individët me rekorde kriminale, komplekset dhe loja e Ramës me ta është një temë për studiuesit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shkarkon drejtuesit e Lezhës, humbën zgjedhjet
Nishani-Jahjaga në konferencë, presidenti: Lufta e UÇK, e patjetërsueshme. Jahjaga: Të interesuar për fqinjësinë »
Article Logic
Execution time: 0.20178294181824
array(1) { ["section"]=> string(93) "ja-cfare-u-tha-kryeministri-rama-njerezve-te-tij-me-rekorde-kriminale-basha-ne-mbledhje-20422" }