Ja cila është sasia e ujit që duhet të konsumoni gjatë ditës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:28 06-09-2016 Ja cila është sasia e ujit që duhet të konsumoni gjatë ditës

Uji është thelbësor për njeriun, duke u reditur i dyti më i rëndësishëm pas oksigjenit.

Sasia e mjaftueshme e ujit, të cilin duhet ta konsumoni gjatë ditës është ajo sasi e ujit të cilën e humbni përmes djersës, urinës, frymëmarrjes. Përafërsisht prej 8-10 gota ujë në ditë.

Sa ujë konsumojnë në ditë mund të shihet edhe përmes urinës. Mesatarisht urinojmë 4-8 herë në ditë, por megjithatë çdo gjë ndryshon nga njeriu në njeri dhe kjo nuk ka nevojë të jetë masë. Më shumë kujdes duhet të kushtoni në ngjyrën dhe aromën e urinës.

Nëse urina ka ngjyrë më të ndritshme dhe nuk ka aromë, mund të supozohet që konsumoni mjaft ujë. Nëse urina ka ngjyrë më të errët dhe ka aromë amoniaku duhet të pini më shumë ujë.

Urina po ashtu mund ta ndryshojë ngjyrën për shkak të ushqimit që keni ngrënë (shparg, panxhar), prandaj nëse ngjyrën e urinës e keni të ndryshme mos bëni menjëherë panik, por kujtohuni se çfarë keni ngrënë.

Uji gjithashtu ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit kur dëshirojmë të humbim kilogramë. Këshillohet të konsumohen rreth 2.5 litra ujë gjatë një dite.

Hulumtimet kanë treguar që nëse rritni konsumimin e ujit për 1.5 litra në bazë ditore gjatë vitit do të shpenzoni 17.400 kalori më shumë ose nëse e shndërrojmë në kilogramë, rreth 2.25 kg. Nëse dëshironi të përshpejtoni metabolizmin përmes ujit, le të jetë i ftohët uji që pini.

Një mënyrë tjetër për të futur ujë në trup është edhe konsumini i ushqimeve që përmbajnë shumë ujë, pasi ndihmojnë në hidratimin e trupit. Shalqi, pjeshkë, kastravec dhe domate mund të përdoren si një mënyrë e lehtë për t’u ngopur me ujë dhe të mos ndieni urinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066888332366943
array(1) { ["section"]=> string(66) "ja-cila-eshte-sasia-e-ujit-qe-duhet-te-konsumoni-gjate-dites-52124" }