Ja cilët janë këshilltarët që deri tani i janë bashkuar fushatës së Halim Kosovës

Publikuar tek: politike, më 22:19 20-05-2015 Ja cilët janë këshilltarët që deri tani i janë bashkuar fushatës së Halim Kosovës

Kryetarit aktual të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, i kanë mbetur edhe pak kohë në krye të këtij institucioni, para se të largohet. Nëse ka punuar në këto 4 vite për kryeqytetin apo jo, nuk është qëllim i diskutimit të këtij shkrimi. Tashmë Bashkia e Tiranës ka kandidatin e saj nga PD, Halim Kosovën, e bashkë me të, edhe listën për këshilltarët e Këshillit Bashkiak.

Por a janë angazhuar këta të fundit në fushatën elektorale të Kosovës? Nëse po, sa aktiv janë?

Reila Bozdo

Edhe mëgjithëse shpesh herë alternohen midis anëtarëve të Partisë Demokratike, në deklaratat e shkurtra për media, Reila Bozdo është prezente për të sulmuar kundërshtarin dhe në mbrojtje të çdo sulmi të mundshëm ndaj Halim Kosovës. Duket se Bozdo nuk e ka shumë qejf Tëitterin, pasi ka ventëm 3 postime, por në Facebook ajo është prezente dhe aktive, sidomos në këto ditë të nzhehta fushate.

Njazi Kosovrasti

Mund të mos jetë “fans” i teknologjisë, por ish-kryetari i Këshillit Bashkiak, Kosovrasti është i zënë jashtë fushatës elektorale duke mbrojtur ligjërisht Partinë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ditët e fundit në KQZ janë hasur disa probleme me kandidatët. Me këto probleme merret Kosovrasti

Zana Guxholli

Aktive në jetën sociale, aktive në diskutimet për temat sociale, aktive edhe në politikë, por jo në ekranet televizive dhe rrjetet sociale për fushatën e kandidatit të Partisë Demokatike, Halim Kosova. Kjo ndoshta shpjegohet se Zana Guxholli bashkë me disa drejtues të tjerë të departamenteve në Partinë Demokratike, janë caktuar të merren me promocionin mediatik të Halim Kosovës gjatë fushatës, pra janë caktuar si truri i këtij organizmi mediatik.

Fabian Topallaj

Edhe pse në moshë më të re se shumë nga këshilltarët e tjerë në listë, Fabiani nuk duket të jetë shumë aktiv në fushatë, si në rrjetet sociale ashtu edhe në terren, pranë qytetarëve. Prezenca e tij publike në disa muaj, ka qenë gjatë një sulmi të kundërshtarit për kryetar bashkie nga PS, si zëri i të rinjve të zhgënjyer në Shqipëri.

Kreuza Leka

Është e pesta në listë, por në fushatë nuk rezulton as e 55-ta. Kreuza Leka nuk është e pranishme në rrjetet sociale dhe kontributi publik për fushatën e Halim Kosovës është i padukshëm.

Tahsim Mema

Fushata elektorale në rrjetet sociale është mjaft e favorshme, shkurton distancat, shpenzimet e mëdha, lodhjet fizike dhe targeton një numër të madh njerëzish. Por jo në rastin e Tahsim Memës. Ai nuk është prezent të fushatën e Halim Kosovës, si në takime dhe me elektoratin edhe në rrjetet sociale.

Ariana Çela

As Ariana? Numri i 7-të i listës për Këshillin Bashkiak nga Partia Demorkatike, i mungon fushatës së Halim Kosovës, si në televizion, radio, mediat sociale apo në takimet me qytetarët. Megjithëse fushata duket të jetë e ashpër, dhe Kosova do ta rrefuzonte një ndihmë më shumë, Ariana duket të jetë e padisponueshme.

Leonard Olli

Nuk mbahet mend se sa kohë ka kaluar që kur Olli ishte aktiv me deklaratat e tij, qoftë sulmuese apo mbrojtëse. Një vit? ndoshta edhe më shumë. Leonard Olli sigurisht që ka edhe “hobby” jashtë fushate, por deri tani, nuk e kemi parë ende përkrah Halom Kosovës, të japë kontributin e tij në fushatë, si një këshilltar i mundshëm në të ardhmen.

Mateo Spaho

Nuk është aktiv në Facebook. Tëitter nuk ka, edhe pse fushata në Tëitter nuk është shumë efektive në Shqipëri. Por Mateo është nostalgjik për Tiranën e vjetër, Tiranën si ka qënë e jo si është ….bërë. Këtë gjë na i tregojnë fotot bardhezi në profilin e tij. Mateo është në lista si një këshilltar i sigurt për Këshillin Bashkiak, por larg fushatës.

Enkelejda Sallaku

Nga Departamenti i i Bujqësisë e Zhvillimit Rural në PD, i mungon fushatës së rrjeteve sociale. Prezenca në televizion është rralluar, që prej kohës së përmbytjeve në jug të Shqipërisë, por edhe fushatës i mungon. Roli i saj në fushatë është inekzistent.

Akil Kraja

Këtu na duhet të ndalemi, dhe të rrespektojme punën e Akilit, në të mirë të qytetarëve të kryeqytetit duke lyer ndonjë stol të lënë në harresë prej kushedi se sa vitesh. Akil Kraja është aktiv edhe në fushatë edhe në rrjetet sociale, përkrah Halim Kosovës. Ai është gjithashtu tepër aktiv pranë komunitetit ku banon. Akili ka treguar të jetë një luftëtar i dobishëm në këtë fushatë të nxehtë zgjedhore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja këshilltarët që deri tani nuk po bëjnë fushatë për Erion Veliajn
Gjok Jaku emërohet zv.ministri i ri i Bujqësisë »
Article Logic
Execution time: 0.020481824874878
array(1) { ["section"]=> string(87) "ja-cilet-jane-keshilltaret-qe-deri-tani-i-jane-bashkuar-fushates-se-halim-kosoves-11618" }