Ja cili është “ish-kryeministri i proceduar më parë për korrupsion” i skandalit CEZ-DIA

Publikuar tek: politike, më 07:15 09-09-2015 Ja cili është “ish-kryeministri i proceduar më parë për korrupsion” i skandalit CEZ-DIA

Emri i Metës u përfol i pari se fshihej pas togfjalëshit hermetik “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”, togfjalësh që gjendej në dokumentat që Clifford Chance ka paraqitur në gjyq.

Më pas u tha se bëhej fjalë për Berishën. Në kuadrin e listimit të kryeministrave të pluralizmit, dje nuk shpëtoi pa dalë në skenë edhe emri i ish-kryeministrit Fatos Nano. Por nuk është asnjë prej këtyre.

Burime të mirëinformuara mbi gjyqin mes CEZ dhe DIA në arbitrazh thanë për “DITA” se ish-kryeministri në fjalë është Vilson Ahmeti, vëllai i të cilit Petrit Ahmeti, ka qenë person kyç në negociatat që i paraprinë futjes së DIA-s në lojë.

Ai ka qenë këshilltar i ERE-s në momentin e lidhjes së kontratës e më pas u zgjodh kryetar i bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë. Roli i ish-kryeministrit Ahmeti mes DIA-s dhe pozicionit kyç të vëllait qartësohet edhe nga dëshmitë në gjyqin e arbitrazhit, spekulimet me të cilin kanë ndezur sërish politikën në Tiranë.

Për më tepër, Petrit Ahmeti është thirrur në prokurori pak muaj më parë për të dëshmuar mbi këtë aferë.

Dëshmia e ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri Josef Hejsek dhënë në 26 tetor 2014, për gjyqin midis CEZ dhe DIA për mbledhjen e borxheve është e qartë dhe e detajuar.

Hejsek ka dëshmuar se ka qenë ish ambasadori i Shqipërisë në Pragë, zoti Qazim Tepshi që e ka prezantuar me Kastriot Ismailajn, (personin e akuzuar). Ai shton se së bashku kanë shkuar në zyrën e kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha dhe zyrën e ish Kryetarit të ERE, zotit Bujar Nepravishta, ku ka qenë prezent edhe Petrit Ahmeti, (sot kryetar i ERE).

Sa për arkivë, janë 3 kryeministra pas vitit 1990 që janë dënuar dhe kanë bërë burg. Adil Çarçani dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit komunist, Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane dhe Vilson Ahmeti bëri 2 vjet burg i dënuar për skandalin “Arsidi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlqim Cani: Ja ku shkuan 15,5 miliardë lekë që i mungojnë buxhetit
Edi Rama mbron Saimir Tahirin: Ai ka gjithë respektin dhe admirimin tim. Opozita? Fol, fol, diçka mbetet »
Article Logic
Execution time: 0.090579986572266
array(1) { ["section"]=> string(91) "ja-cili-eshte-ish-kryeministri-i-proceduar-me-pare-per-korrupsion-i-skandalit-cez-dia-20314" }