Ja emrat e futbollistëve që Gianni De Biasi ka zgjedhur për në Francë 2016

Publikuar tek: sport, më 10:29 21-05-2016 Ja emrat e futbollistëve që Gianni De Biasi ka zgjedhur për në Francë 2016

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi zbardh listën e emrave të lojtarëve që do të luajnë në EURO 2016, në Francë.

Trajneri Gianni de Biasi ka zgjedhur listën me 27 lojtarë që do të grumbullojë për Euro 2016. Sikurse shihet, janë futbollistë që edhe më parë janë aktivizuar në ndeshjet e kombëtares që e çoi Shqipërinë drejt Euro2016.

Ndërkohë që para nisjes drejt Francës, kombëtarja shqiptare do të ketë edhe dy ndeshje miqësore për të zhvilluar për të parë formën e lojtarëve.

“Gjithsecili të kuptojë se ky është një rast unik dhe ne kemi arritur të kuptojmë limitet tona.

Është rast unik për mijëra shqiptarë që do të na ndjekin dhe ne duhet të japim maksimumin siç kemi bërë deri tani. Nga 27 lojtarë vetëm 23 lojtarë do të nisen për në Francë, kriteret do të jenë gjendja fizike dhe psikologjike për të bërë lojë.

Nuk dua të më bëni pyetje se përse nuk është X lojtar sepse zgjedhjet i kam bërë në autonomi të plotë, janë zgjedhje që kushdo mer rrezikun apo meritat në fund" ka thënë De Biasi.

I pyetur se si është gjendja e Xhafës De Biasi është përgjigjur duke thënë se gjendja e tij është e mirë dhe nuk besoj se do të kemi probleme.

kombetarjalista.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Media: Shqipëria të fitojë Euro 2016? Shancet dhe bastimi 0.4 përqind
Granit Xhaka pjesë e Arsenalit, bën prezantimin me fanellën e londinezëve »
Article Logic
Execution time: 0.026273012161255
array(1) { ["section"]=> string(80) "ja-emrat-e-futbollisteve-qe-gianni-de-biasi-ka-zgjedhur-per-ne-france-2016-41084" }