Ja foto e djalit që qëlloi makinën e Kryemadhit. LSI: PD të distancohet. Bumci: Jam i skandalizuar

Publikuar tek: politike, më 01:11 20-06-2015 Ja foto e djalit që qëlloi makinën e Kryemadhit. LSI: PD të distancohet. Bumci: Jam i skandalizuar Tonin Fizi, i identifikuar si djali qe qelloi me arme mbi makinen e deputetes Kryemadhi

Djali që qëlloi me armë mbrëmjen e djeshme makinën e deputetes Monika Kryemadhi që ishte nën shoqërinë e vajzës së saj Bora dhe sapo kishin dalë nga një takim në një familje të djathtë, identifikohet si Tonin Fizi, dhe sipas shtabit të LSI në Lezhë, është edhe me precedent të mëparshëm penalë.

Në profilin e vet në facebook ai ka disa foto jo në aktivitet politik por që duket nga postimet e veta se është mbështetës I të djathtës.
Ndërkohë dje në mbrëmje LSI nëpëmjet një conference për Shtyp nga sekretari I përgjithshëm Luan Rama denoncoi incidentin.

“Ngjarja e rëndë s’është gjë tjetër veçse një episod në tërësinë e episodeve kriminale të shfaqura gjatë ditëve të fundit ku kandidatë të PD-së të dëshpëruar nga humbja tentojnë të prishin kompromentojnë dhe mundësisht të sabotojnë procesin zgjedhor me akte të tilla kriminale” tha Luan Rama duke shtuar se ”gjatë ditës së sotme ka pasur disa incidente të tilla”

Luan Rama informoi se Kryemadhi dhe Tushaj kanë denoncuar pranë policisë prokurorisë dhe misionit OSBE/ODIHR rastet duke kërkuar me “këmbëngulje që deputeti PD Aldo Bumçi dhe drejtues të tjerë të PD-së të distancohen nga veprime të tilla kriminale”.

“Në emër të LSI-së i kërkojmë PD të distancohen hapur prezari nga veprime të tilla kriminale dhe të bëjnë çdo përpjekje të japin kontribut që procesi zgjedhor të jetë korrekt transparent dhe në përputhje me  OSBE/ODIHR. Policia e shtetit të mos hezitojë por të bëjë detyrën në zbatim të ligjit duke ushtruar kontroll të mjeteve të çdo personi qoftë dhe deputetëve. Sepse as deputetët as makinat e tyre nuk kanë më imunitet” tha Rama.

I menjehershem ka qene reagimi i deputetit Aldo Bumci. “Jam i skandalizuar. S’kam fjalë për të shprehur neverinë nga deklarata që kam dëgjuar. I hedh poshtë me neveri këto shpifje. Askush në Shqipëri nuk e beson se nga makina e Aldo Bumçit të kenë dalë, armë dhe lekë. I kërkoj policisë që të konfirmojë ngjarjen gjë që nuk ka ndodhur ende. Uroj që kjo farsë të mos përdoret si alibi për të përligjur terror mbi demokratët dy ditë para zgjedhjeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « APPD mbyll fushatën në Tiranë, Basha: Kandidatët e dyshes Rama-Meta me shkollën e krimit, vegël e oligarkëve
Dhunohet komisionerja e PD në Durrës: Voto PD tani po deshe. Reagon bashkëshorti: S'e kuptoj qendrimin e policisë »
Article Logic
Execution time: 0.017004013061523
array(1) { ["section"]=> string(83) "ja-foto-e-djalit-qe-qelloi-me-arme-makinen-e-kryemadhit-lsi-pd-te-distancohet-14056" }