Ja kandidaturat zyrtare të PD për Peqinin, Pukën, Burrelin, Klosin, Divjakën dhe Belshin

Publikuar tek: politike, më 09:27 12-04-2015 Ja kandidaturat zyrtare të PD për Peqinin, Pukën, Burrelin, Klosin, Divjakën dhe Belshin Albert Kreçi

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për Bashkinë e Peqinit, Pukës dhe Belshit.

Albert Kreçi do të jetë kandidati i PD në zgjedhjet vendore të 21 qershorit për bashkinë e Peqinit. Kreçi është aktualisht kryetar i komunës Pajovë ndërkohë që rivaliteti pritet të jetë i fortë me kandidatin e përfolur nga e majta Sajmir Hasallën, i cili vjen si propozim i PDIU. 

Për Bashkinë e Pukës kandidatura zyrtare e PD është Rrok Doda i cili gjithashtu, aktualisht është kryetar komune në Iballë. 

Ndërsa për Bashkinë e Burrelit emri që vjen zyrtarisht nga PD është Nezir Rizvani.

Basir Çupa është kandidatura tjetër që vjen nga ana e PD për Bashkinë e Klosit.

Për Bashkinë e Divjakës do të kandidojë nën siglën e PD Irakli Gorea dhe për Bashkinë Belsh është zyrtarizuar kandidati Asqeri Kuqja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD zyrtarizon kandidaturat për Bashkitë Delvinë dhe Roskovec
Paloka: PR është aleati më i madh i PD ndaj ka kërkesa por do e gjejmë një zgjidhje. Për Durrësin negociohet »
Article Logic
Execution time: 0.028382062911987
array(1) { ["section"]=> string(79) "ja-kandidaturat-zyrtare-te-pd-per-peqinin-puken-burrelin-klosin-e-divjaken-8491" }