Ja këshilltarët që deri tani nuk po bëjnë fushatë për Erion Veliajn

Publikuar tek: politike, më 20:12 20-05-2015 Ja këshilltarët që deri tani nuk po bëjnë fushatë për Erion Veliajn

Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, ka disa javë që ka nisur fushatën elektorale, madje edhe para afatit zyrtar të përcaktuar nga KQZ. Por ajo që vihet re te fushata e Veliajt është energjia e tij. Ai nuk lodhet duke bërë fushatë dhe duke u folur qytetarëve, edhe pse rezulton se Veliaj është braktisur në fushatën e tij nga të gjithë këshillëtarët për Bashkinë e Tiranës.

Aktiviteti i këshilltarëve për bashki në fushatën e atij që mund të jetë kryetari i tyre i ardhshëm, është minimal, i vakët por kryesisht inekzistent. Ja disa prej nga emrat e parë që kryesojnë listën e Partisë Socialiste.

Klodeta Dibra

Eshtë këshilltarja e parë që hap listën e Këshillit Bashkiak të PS së Tiranës. Në rrjetet sociale, facebook dhe tëitter, nuk ka asnjë profil të sajin. Për kampionen e Tiranës, padyshim rrjetet sociale ndoshta nuk janë të rëndësishme. Por kur vjen puna për fushatën, duhet patjetër të jetë aktive. Aq më tepër që pritet se votat për Veliajn vijnë më së shumti nga të rinjtë, dhe këta janë përdorues të jashtëzakonshëm të rrjeteve sociale. Si mund të ketë Dibra komunikim me elektoratin, përveç komunikimit derë më derë me ata që kontakton ose jo?

Aldrin Dalipi

Në tëitter ka aktivitet. Por i vetmi aktivitet i ish kreut të këshillit bashkiak, janë retëett të gjithë artikujve të gazetave, për punën e Veliajt apo punën e ministrave. Apo edhe artikujt e hedhur për ta. Nuk ka ndonjë foto që e ka hedhur vetë gjatë takimit me elektoratin. Më të fundit, janë lajme të ribëra tëeet të ministrisë së shëndetësisë e kandidatit Veliaj. Ndërsa vetë, në asnjë rast nuk duket në fushatë.

Blerina Doracaj

Ajo duket se e ka bërë një punë të madhe, i gjithë aktiviteti i Blerina Doracajt në mbështetje të Erion Veliajt, mundët të verifikojmë vetëm një “punë”, ajo ka ndërruar “coverin” e saj në Facebook, duke u treguar miqve të saj, “drejtimin e duhur”.

Luan Bregasi

Ndoshta kreu i BusinessAlbania, ka mënyrat e veta se si mund të punojë në fushatën e Veliajt, por një gjë është e sigurtë, ato janë mënyra të padukshme. Luan Bregasi, kandidatura e të cilit u sulmua edhe nga Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, duhet të jetë më tepër i zënë me punët e biznesit, çka i pengon të përkrahë në fushatë Erion Veliajn.

Eridian Salianji

Herën e fundit që e mbajmë mend të ketë qenë aktiv në jetën politike, duke mbrojtur fort kauzën e tij për të mirën e qytetareve të kryeqytetit, ka qenë para disa muajsh kur kundërshtoi në mbledhjen e këshillit bashkiak, koncesionin për parkingjet. Që prej asaj dite, Salianjin nuk e kemi parë aktiv në fushatën për Erion Veliajn.

Elisa Spiropali

Dikush mund të mendojë se Elisës i falet, të mos punojë për fushatën. Epo, në të vërtetë do surprizoheshit të mësonit se Elisa Spiropali, edhe pse e angazhuar me çështjet familjare, ajo punon. E po sigurisht nëpërmjet rrjeteve sociale duke u bërë “share” nja dy statuseve nga Veliaj, madje gjen kohë edhe për ti uruar suksese Keti Bazhdarit, apo për ndonjë kritike ndaj ish-kryeministrit.

Aida Llazani

Edhe Aida e ka braktisur Erion Veliajn në fushatën për kryetar Bashkie, si në terren edhe në rrjetet sociale. Apo më mirë të themi se në rrjetet sociale nuk figuron fare, edhe pse fushata elektorale e rrjeteve sociale është më e thjeshta për t’u bërë, nga ana e lodhjes fizike.

Florian Pullazi

Floriani bën përjashtim. Jo, nuk e kemi fjalën vetëm për ditën e sotme, ku ai ishte i pranishëm në Sauk, bashkë me Veliajn për bashkëbisedimin me qytetarët. Floriani është edhe aktiv në rrjetet sociale, si tëitter dhe facebook, por edhe më gjerë si takime me studentë dhe qytetarë të ndryshëm.

Klotilda Ferhati

Avokatja Klotilda Ferhati duket se nuk e ka gjetur ende “drejtimin e duhur” për në fushatën e Erion Veliajt. Aktivitet i vakët në rrjetet sociale. Në 8 maj ka qenë hera e fundit i një aktiviteti në mbështejte të fushatës, që kishte të bënte me gratë socialiste të angazhuara në fushatë. Ironi? Më herët Ferhati nuk ka asnjë aktivitet që të ketë lidhje me fushatën.

Fatmir Heti

Po, Fatmir Heti është në listën e PS të për këshilltar në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Jo. Fatmir Heti nuk është aktiv në fushatë as në rrjetet sociale (nuk është i regjistruar) as në ndonjë mënyrë tjetër publike.

Dorina Hëna

As në terren, as në facebook, as në tëitter, askund. Nuk e dimë se ku e bën fushatën Dorina Hëna. Anjë aktivitet nga takimet me elektoratin, madje as edhe një gjurmë se ekziston në internet, sigurisht, përveç rasitit kur figuron në listën e PS për këshillin bashkiak.

Ylli Cano

I 14-ti në listën për këshilltar në Bshkinë Tiranë. Ylli Cano nuk figuron në asnjë organizim gjatë fushatës elektorale.

Erion Veliaj duket se është braktisur në fushatë nga pothuajse të gjithë këshillëtarët e tij. Pse ndodh kjo? Çfarë ndodh me këshilltaret e ardhshem bashkiakë? Nuk e ndjekin dot ritmin e kandidatit, apo e kane të veshtirë të punojnë në terren për të mbledhur vota socialistësh për këshillin Bashkiak? Ndoshta motorrët e fushatës do të ndizen nesër, por në këto ditë kur të gjithë kanë nevojë për një dorë, dhe per me tepër Erion Veliaj, ata nuk duken. Padyshim, ky hezitim ka rënë në sy të strukturave. Ndoshta dhe ky apel mund t'i nxjerrë në fushatë për të mbledhur vota, si për kandidatin, ashtu edhe forcën politike që i vendosi në krye te listës. /newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati Veliaj-Kosova, ndërhyn Majko: Kujdes doktor, në studio Veliaj është në maternitetin e tij
Ja cilët janë këshilltarët që deri tani i janë bashkuar fushatës së Halim Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.017827033996582
array(1) { ["section"]=> string(73) "ja-keshilltaret-qe-deri-tani-nuk-po-bejne-fushate-per-erion-veliajn-11615" }